'Non grata' në Londër, Berishën e mbron avokati i serbëve kundër UÇK

Prej 3 ditësh tashmë në Komisioni Special të Apeleve të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Ish kryeministrit Sali Berisha Ministrisë së Punëve të Brendshme në Londër për shpalljen e tij ‘non grata’. Përveç zyrës avokatore me çmimeve shumë të kripura londineze Zaiwalla and CO, përfaqësuesi ligjor i Berishës është shumë i njohuri Fergus Randolph i dhomës së avokatëve “Brick Courts Chambers”. Nga një verifikim i bërë për z. Fergus rezulton se ai është një avokat fort i suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar por që duket e habitshme që ka marrë përsipër një histori si e Berishës, pasi merret kryesisht me çështje tregtare.

Në verifikimin e gazetës Dita rezulton se avokati vetëm dy herë është angazhuar në çështje individësh jashtë fokusit tregtar, dhe, njëri prej tyre është pikërisht Berisha. Rasti tjetër i vetëm veç Berishës, ku është angazhuar është “çështja Tomanoviç”. Ai përfaqësoi të afërmit e 9 serbëve që akuzojnë UÇK-në se këta 9 persona i ka torturuar e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa thonë se kjo nuk është hetuar nga EULEX. Paditësit serbë të përfaqësuar pikërisht nga Fergus kishin dy kërkesa përpara gjykatave angleze si deklarim nga BE mbi rastin dhe dëmshpërblim.

Fergus Randolph punon në “Brick Court Chambers” që është një nga grupet kryesore të dhomave të avokatëve në Mbretërinë e Bashkuar, që ka një reputacion të fortë, ndërsa sigurisht është edhe një prej më të shtrenjtave. Ndërkohë që Berisha nuk ka asnjë sqarim se ku i gjen paratë për mbrojtësit e tij ligjorë që së bashku me çështjen që ka hapur me SHBA-të me avokatë super të shtrenjtë në Francë i shkojnë miliona euro.

Procesi i Berishës kundër Home Office do të jetë edhe nesër. Ish Kryeministri u shpall non grata nga Mbretëria e Bashkuar në korrikun e vitit 2022, një vit më parë ishte shpallur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht ish kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie për aferën e privatizimit të ish kompleksit partizani.

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)