Takimet e Shkëlzen Berishës me zyrtarët e CEZ provohen nga axhenda e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërmjet datave kur janë shkëmber emailet e drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, me nëndrejtorin e CEZ-IT në Pragë Tomas Pleskac, më 28 janar 2010.
Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejseku i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër (29 janar 2010), pas ardhjes së kryeministrit.

(Emaili i Hejsek për Pleskac)
Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 Janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t'u rikthyer në Kuvend.
Berisha ka dal para gazetarëve më 29 Janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshill të Evropës për rikthimin e PS në Kuvend.

(Njoftimi i Berishes me investitoret e huaj per te cilen flet Drejtori i CEZ)
Nga ana tjetër Hejsek duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj dhe ai I ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.
Nga axhenda e verifikuar e Berishës rezulton se në datën 27 Janar Berisha ka takuar Investiorët e huaj në Tiranë.
Zyra e tij ka njoftuar se Kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010.
Por të gjitha detajet e emalit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte Nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 Janar./TemA
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com