/ATSH/.- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në seminarin për diplomaci ekonomike të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës.
Në këtë takim me përfaqësues të ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës me vende të ndryshme të botës, ministrja Bajrami foli në lidhje me aktivitetet e MTI-së që lidhen me diplomacinë ekonomike.
Ministrja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në institucione rajonale dhe ndërkombëtare për çështje ekonomike, patjetër që ngre nevojën për një angazhim më të theksuar në diplomaci ekonomike.
Diplomacia ekonomike, e cila i lidh vendet në bazë të interesit ekonomik tanimë ka ngritur nevojën e zhvillimit të një tipi të caktuar të diplomatëve të cilët ndër të tjera, do të duhet të jenë njohës të mirë të ekonomisë globale si dhe të rrethanave ekonomike të vendeve të tyre.
Në drejtim të promovimit të investimeve të huaja në Kosovë deri më tani, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka punuar në përgatitjen e profilit të ekonomisë vendore, të cilin e ka shpërndarë me anë të materialeve promovuese. Janë organizuar takime të modelit B2B, ku bizneset tona janë takuar me bizneset e huaja me qëllim, gjetjen e interesave të përbashkëta për investime.
Gjithashtu është punuar në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, ku në raportin e Bankës Botërore është arritur që të përmirësohet pozicioni i Kosovës, shtoi ministrja Bajrami.
Ajo i informoi të pranishmit se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht është e angazhuar në implementimin e Direktivës për Shërbime të BE-së, e cila do të mundësojë thjeshtësimin e procedurave për ofrimin e shërbimeve në Kosovë,.
MTI-ja do të vazhdojë që të rrisë cilësinë e të dhënave statistikore të besueshme, lidhur me procedurat e të bërit biznes, të lehtësojë dhe të përshpejtojë procedurat për regjistrimin e bizneseve, gjë që do të rezultojë në promovimin e diplomacisë ekonomike të Kosovës, shtoi ministrja.
Ministrja Bajrami foli edhe për perspektivën e qartë të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian që në vete përbën një përparësi për Kosovën, pasi kjo mund të shihet si një aspekt shumë atraktiv nga shumë investitorë të vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Të gjitha këto do të nxisin rritjen e shkëmbimeve tregtare, rritjen e investimeve të huaja në Kosovë e rrjedhimisht edhe rritjen e eksporteve.
"Po ashtu, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është angazhuar në përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, organizatë e cila do të na mundësojë hapjen e tregjeve të reja si dhe mundësinë për tërheqjen e investimeve të reja në Kosovë. Por, natyrisht ky do të jetë një proces i gjatë dhe sfidues. Duhet të bëjmë shumë reforma dhe të adaptojmë shumë standarde që përdoren në sistemin e tregtisë botërore", përfundoi ministrja./m.m/
/Shqiptarja.com