Balerinë në kohë pandemie, Ester Bega rrëfen kontratën me Teatrin Kombëtar të Operës

Ester Bega është balerina më e re e Teatrit Kombëtar të Baletit. Si rrallëkush artistja pas rikthimit nga Italia, ku prej vitesh studionte ka nënshkruar një kontratë pune në kohë pandemie.

“Është diçka shumë e re për mua, që të jem pjesë e operës, sidomos në këtë periudhë shumë të vështirë për të gjithë njerëzit”, rrëfen Esteri.

Balerina na rrëfen emocionet pas performancës së parë online, për dhunën kundër gruas edhe përgatitjeve në shtëpi.

“Fillimisht ishte shumë e vështirë që të stërvitesha në kushte shtëpie, por që gradualisht po mësohemi, për të qenë sa më pranë publikut”.

Ester është larguar nga Shqipëria për në Itali në moshën 13-vjeçare edhe përfundoi studimet Akademinë Kombëtare të Baletit në Romë, por lidhja e saj me baletin nuk është rastësore.

 “E kam trashëguar nga ime më, Diana Millona, e cila ka qenë balerinë e Ansamblit Popullor të Teatrit të Operës. Falë saj nisa këtë udhëtim dhe jam këtu ku jam sot. Në fillimet e mia një shtyllë e fortë ka qenë familja, jam rritur me time më që më fliste përherë për baletin, deri në moshën 13-vjeçare, që shkova në Itali”.

Artistja përfundon se ëndrrat e saj në balet janë të mëdha edhe pas përfundimit të pandemisë do të ketë mundësi, që t’i prezantojë para publikut në Teatrin e Operës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë