Balla kritika opozitës për sjelljen ndaj Dumanit në parlament: Halli i një pjese ka zënë grykën e të gjithëve! Shpresa për t'ju çliruar nga makthi, zero

 

Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm Taulant Balla kritikoi qasjen e opozitës në sjelljen e sotme gjatë raportimeve të krerëve të institucioneve të drejtësisë.

'Halli i një pjesë ka zënë grykën e të gjithë. Ajo që ndodhi sot është shkelje e asaj që ka parashikuar kushtetuta. Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm është raport për kriminalitetit në vend. Do desha shumë të raportoja për bashkëveprimin e policisë së shtetit, AMP bëjnë me këto institucione në raport me luftën ndaj kriminalitetit. Në vend që opozita të kërkojë shpjegime. Vjen pyetja pse mbahet në arrest shtëpie Sali Berisha.

Ajo qasje që turreni tek foltorja a thua se kishit hall që po i shkelet e drejta Hotit të mbajë një fjalim. Ndërkohë që foltorja i ishte dhënë dikujt tjetër. Shpresa për t’ju çliruar ju nga një ky makth është zero, por e sotmja në aspektin e sjelljes suaj ishte një shans tjetër i humbur. Minimalisht ju duhet të vinit këtu dhe pse jo edhe të duartrokisni që këto institucione kanë rezultate. A ka vend për tu përmirësuar?

Gjithmonë ka. Por mjafton që në krahun tjetër për ju është Sali Berisha dhe SPAK dhe SKAP. Nga ana tjetër e sallës nuk keni dëgjuar një fjalë të vetme që kjo parti të marrë në mbrojtje një person. E kemi thënë nga dita e parë që përgjegjësia është individuale. Ky është standardi që duhet të vendos Kuvendi. Foltorja nuk duhet përdorur për të sulmuar institucionin e pavarur, ata që folën këtu janë pushtetit gjyqësor. Ne jemi pushteti ekzekutiv të ndarë përmes parimit të kontrollit dhe të balancës.'


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën


G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin! Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, SPAK nis hetimet për 21 janarin! Do zbardhet roli i Berishës dhe Bashës