Balla: Mazhoranca nesër rrëzon dekretin e Metës e voton Kodin

TIRANË- Mazhoranca pritet që nesër të rrëzojë në Kuvend dekretin e Ilir Metës që kthen për rishqyrtim ndryshimet në Kodin zgjedhor. Lajmin e njoftoi sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla. Mazhoranës i duhen 84 vota për Kodin e ri elektoral.

Balla, teksa i ktheu edhe një përgjigje presidentit Ilir Meta për dërgimin e këtij ligji në Komisionin e Venecias tha se nëse Kuvendi do votonte 'pro' dekretit të kthyer të presidentit Ilir Meta, nuk do kishin kohë për të implementuar rekomandimet e Venecias, dhe sipas tij, Meta këtë gjë e di mirë. Ai ka rikujtuar edhe deklaratën e kreut të shtetit, i cili më herët është shprehur se "Venecia nuk do i mësojë Kushtetutën e vendit të tij'.

"Ajo që ju unë darkë keni komunikuar nga letra e presidentit Gianni Buquicchio është ajo që thashë në drekë që do e dëgjojmë, por Venecia ka refuzuar kërkesën për një opinion Urgjent, e ka futur në një procedurë normale dhe kjo është shumë domethënëse për ata që kuptojnë komunikimin dhe bashkëveprimin me Venecias. Ne mbetemi të hapur, por duke përllogaritur që çdo ditë që kalon, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, fatkeqësisht Meta mori me pa të drejtë një muaj se këtë mund ta kishte bërë që ditën e dytë kthimin. Në rast se ne do të votonim dekretin e presidenti pro do ishte e pamundur që ne të adresonin opinionin e Venecias, nëse Meta do ishte në Kuvend do na kishte dhënë të drejtë për Kodin, mjafton të kujtoni se si shprehej Meta për Venecia "që s'më tregojnë mua Kushtetutën e vendit tim'. Pozicioni i PS dhe i grupit parlamentar është në koherencë me atë të partnerëve të Shqipërisë", tha Balla.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)