Bamir Topi: “E dua politikën
jashtë dasmës së vajzës sime”

Bamir Topi: “E dua politikën<br />jashtë dasmës së vajzës sime”
Gjatë kësaj fundjave pritet të kurorëzohet në martesë, vajza e madhe e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Nada Topi.  23-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund beqarisë pas një lidhje 5-vjeçare me djalin e Gon Papulit, një biznesmen e njohur si dhe president i përfaqësisë së Volsvagenit në Shqipëri.

Çifti do të lidhet në martesë pas rreth 3 vitesh fejësë. Në lidhje me parapërgatitjet dhe emocionet përpara këtij eventi është shprehur  për A1 Report dhe Shqiptarja.com, vetë ish-presidenti Topi, duke ndarë njëkohësisht edhe emocionet si babai i nuses.

Sipas tij dasma do të jetë e përbashkët për të dy familjet, në mjedisin e oborrit të shtëpisë së tij si dhe do të jetë tërësisht tradicionale. Sa i përket pjesëmarrjes së emrave të njohur të politikës në dasëm , ish kreu i shtetit, Topi është shprehur i rezervuar duke theksuar se nuk e dëshiron politikën në dasmën e së bijës.


 
Intervista e plotë për A1 Report dhe Shqiptarja.com e ish-presidetit Topi  rreth dasmës së vajzës së tij Nada:
 
“Gëzimi është i jashtëzakonshëm, por ka edhe stresin e vet. Patjetër do të kemi dasëm si familje gjatë kësaj fundjave dhe si çdo familje që ka një gëzim të tillë patjetër që ka gëzimin ka edhe emocionin.”

Zoti Topi mund të na jepni disa detaje të vogla për këtë dasëm duke e ruajtur edhe privatësinë e dasmës së vajzës suaj.

Dasëm shqiptare në familje në shtëpi në oborrin e shtëpisë.(qesh)

Do të jetë një dasëm shumë e këndshme...

Gjithmonë dasmat janë të këndshme por kur i ke në oborrin e shtëpisë... uroj vetëm të na mbajë koha.

Rreth sa të ftuar do të keni apo mbetet private?
 
Ne do të bëjmë një dasëm të përbashkët në sensin që familjet, qoftë familja ime qoftë familja e djalit kemi vendosur ta bëjmë bashkarisht. Do jenë njerëz të afërt të familjes, miq...



Do të ketë personalitete nga politika, për shembull Kryeministri Edi Rama ose zoti Sali Berisha, zoti Nishani, zoti Ilir Meta ose të tjerë...

Unë kam një parim nuk bëj dasma ose së paku nuk e kam menduar që dasma duhet të bëjë politike. Qoftë edhe njëherë të vetme kur jepet kjo mundësi dua që politikën ta mbaj larg. Unë personalisht nuk kam ftuar njerëz të politikës formale, ka politikanë miqtë e mi që patjetër janë pjesë e lidhjeve të mia, por këto emra që u përmendën nuk janë ftuar, por kam pasur një parim që nuk jam futur në lidhjet dhe preferencat e krushkut tim (qesh).  Kështu që dasma do të jetë e lirë dhe sigurisht me ata njerëz që vërtet vijnë për të gëzuar dhe jo për të bërë politikë në dasmën e vajzës sime.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

54/2
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol