Bamirësi pa zhurmë,Noizy ndërton 
3 shtëpi e jep fonde për të sëmurët 

Bamirësi pa zhurmë,Noizy ndërton <br />3 shtëpi e jep fonde për të sëmurët 
Reperi Noziy sado mund të duket si një njeri moskokçarës, në fakt nuk është i tillë. Këngëtari i adhuruar nga të rinjt njihet për bamirësitë e tij në përmasa vërtet të mëdha, por pa deklaruar asgjë.

Ai ka investuar në 3 shtëpi në Durrës të cilët ishin në gjendje skandalozë, por që falë bujarisë së këngëtarit ato do të ndërtohen edhe një herë nga e para.
 
Lajmin e ka publikuar revista Ëho, e cila shkruan që në adresë të redaksisë ka mbërritur një letër nga i vogli i familjes Hasa, që është një nga familjet të cilave Noizy do t’u restaurojë shtëpinë. Në letrën e tij, djaloshi i vogël dëshiron të falënderojë Noizy-n për këtë dhuratë të mrekullueshme që ai po i bën familjes së tij. “Dua ta falenderoj shumë Noizy-n për këtë që po bën për ne. Zoti e bekoftë”, – shkruan ai.

Videot e shtëpisë Hasa janë publikuar në ‘snapchat’ nga vetë reperi, pa bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër revistaëho.com, shkruan se Noizy ka çelur një fond të veçantë prej 100.000 eurosh për njerëzit e sëmurë rëndë, që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë operacione të vështira.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran