Banda e drogës, gjykata lë në
burg dy miqtë e Habilajve

Banda e drogës, gjykata lë në<br />burg dy miqtë e Habilajve<br /><br>
Gjykata e krimeve të rënda ka lënë në burg, Armand Kocerrin dhe Nezar Seitin, të akuzuar nga Prokuroria si pjesë e bandës së Habilajve. Nezar Seiti është në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi ka rol kyç në organizatën e Habilajve që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali.

Seiti është lënë në burg 20 ditë derisa Italia të sjellin kërkesë-porosinë për ekstradimin e tij. Pas kërkesë-Porosisë do të jetë Gjykata e Vlorës që do të vendosë për ekstradimin e Nezar Seitit, vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë për Armand Kocerin, i cili është pronari I banesës në fshatin Babicë të Vlorës, ku u gjetën rreth 4 ton kanabis pak ditë, Gjykata vendosi burg pa afat. Para seancës me dyer të mbyllura, dy të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë që dy avokatët e tyre, kanë kërkuar masë arresti më të lehtë.

Nezar Seiti, i cili njihet edhe me nofkën “Gazepi”, dyshohet se është krahu i djathtë i Moisi dhe Florjan Habilajt. Kjo për faktin se menaxhonte paratë e drogës dhe pronat e Habilajve, sipas dosjes së Guardia di Financa. Seiti luante rolin e financierit në grupin e Habilajve dhe u arrestua gjatë operacionit, për gjetjen e Florjan Habilajt.

Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Preni dhe Vladimir Mara u shprehën se Nezar Seiti dhe Armand Kocceri kanë lidhje me grupin e strukturuar kriminal të Habilajve.

Ndërkohë në Vlorë vijon operacioni për arrestimin e Florjan Habilajt, ndërsa pasuritë e tyre tashmë janë sekuestruar. Hetimet për këtë grup kriminal nisën në Itali dhe deri më tani janë arrestuar edhe 4 shqiptarë në Itali, mes tyre Moisi Habilaj drejtues I bandës bashkë me vëllain e tij, Florjan Habilaj.

armand kocerri

Majtas Armando Koçerri dhe Nezar Seiti djathtas në foto

[gallery]24355[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor