KORÇË-Banorët e Qafzezit kanë dalë në protestë pasi pretendojnë për punime selektive të banesave të prekura nga tërmeti. Sipas tyre, nuk po bëhet një ndarje e drejtë e punimeve të banesave që janë shembur nga tërmeti, por sipas partisë që mbështesin. Siç raporton gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha, banorët shprehen se po jetojnë në kushte ekstreme, aq sa janë detyruar që t'i dërgojnë fëmijët në jetimore pasi nuk ku t'i mbajnë.

"Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. lista është selektive më anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s'kemi ku të shkojmë. I lutemi kryeministrit të vërë dorë dhe të na ndihmojnë. Të ngihet një komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh", shprehen banorët.

Por pretendime të tilla janë konsideruar si të pabaza nga ana e kryetarit të Bashkisë, Erion Isai.

"Pretendimet e banorëve janë të padrejta. Ka nisur puna në 2 banesa nga 4 më prooblematikat në fshat. 4 banesa do të ndërtohen nga e para e ndërsa 20 do të riknstruktohen.   260 janë me dëme të lehta në gjithë Kolonjën të cilat o të trajtohen me dëmhspërblim. Banorë të cilët jetojnë në banesat e të afërmve do të marrin statusin e të pastrehëve nga Bashkia e Kolonjës dhe do të përfitojnë bonus qeraje nga Bashkia. Zotohem se brenda ditëve të para të tetorit asnjë banorë i Qafzezit nuk do të jetojë në çadër, kontenier apo kasolle", tha Isai. 

 Si pasojë e lëkundjeve të shumta që pasuan tërmetin në juglindje në 1 qershor u dëmtuan shumë banesa në fshatrat Floq,  Qafzez e në Vidohovë, ndërsa banorët u strehuan në shkollën e fshatit.

Një nga listat e vlerësimit të banesave