Pas protestës së dhunshme të opozitës në datë 11 maj ku militantët i vendosën flakën me molotov Kryeministrisë, pamjet bënë xhiron e medieve ndërkombëtare duke sjellë anulimet e rezervimeve nga shumë turistë.
Kryeministri Rama dhe më pas Presidenti Meta u shprehën pak ditë më parë se 'Për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm" duke bërë thirrje për dialog.
I ndodhur përballë situatës ku të huajt janë të frikësuar nga protestat e dhunshme të opozitës, Basha duket se ka qenë i detyruar që të promovojë para të huajve një album me 200 nga fotot më të bukura të Shqipërisë.
"Një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo edhe të atyre fare pak të njohura, është kartolina që ka tërhequr vëmendjen e kryetarit të opozitës Lulzim Basha, për të prezantuar Shqipërinë tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.
Ky album me pamje nga më të bukurat të natyrës së magjishme shqiptare, është përzgjedhur prej kryetarit Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike. Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin “Homeland”, këtë përmbledhje të eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku. Edhe pse nuk dihet nese Basha i ka kerkuar leje autorit te librit per kete promovim?
Bisedat për situatën e rëndë politike në Shqipëri nuk e kanë penguar kryedemokratin Basha që të prezantoje edhe anën tjetër të medaljes, me të cilën shqiptarët mburren me të drejtë, natyrën e mrekullueshme, duke i ftuar miqtë e huaj ta vizitojnë Shqiperinë" njofton zyra e shtypit të selisë blu.

/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Namir Lapardhaja: I ka pjellë me Bashën
27 Mars, 17:40
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Programi për bujqësinë/ Berisha: Dalim nga Ballkani i Hapur! Rama ka gjetur Lulin, të vijë në debat televiziv
26 Mars, 14:24
-
'Je pak pusht ti Fotaq', Rama krahason Lul Bashën me Koçin te filmi me teto Ollgën: Tek pull mbi qerre nëpër fshat (VIDEO)
25 Mars, 22:04
-
‘Repolitix’/ Konomi: Politika s’e respekton Kodin e Etikës! Bashës i janë shtuar klikimet! Muça: Rama po projekton opozitën! Dhuli: Klikimet nuk sjellin vota
25 Mars, 21:29
-
Koalicioni Euroatlantik prezanton kandidatët në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave, në të dyja rastet duhet të largohesh
25 Mars, 20:32
-
Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)
25 Mars, 17:27
Sa keq eshte katandisur media ne Shqiperi Ky nuk ishte promovim, por thjesht Basha shkembeu dhurata gjate vizites sic eshte zakon ne keto raste Shkembimi i dhuratave nuk perben lajm. Nje dite pas shkembimit te dhuratave, nje portal i PD-se e prezantoi kete si nje promovim qe Basha i ben Shqiperise dhe nje dite me vone portale te tjera e bejne kete lajm Sa nivel i ulet i medias, qe ose thone cbejne dhe thone politikanet ose kopjojne dhe shperndajne gjera qe nuk kane asnje vlere si lajme
PërgjigjuNuk e dine qe kane perballe 3 vrases,Mediun Bashen dhe Gjeneralin e Gerdecit.
Përgjigju