Basha i rikthehet leximit të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet: Ja si mund të shpëtojmë nga Rama

Basha i rikthehet leximit të raportit të ODIHR-it për zgjedhjet: Ja si mund të shpëtojmë nga Rama

Lideri demokrat Lulzim Basha i është rikthyer sërish leximit të raportit të OSBE- ODIHR-it për zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në 61 bashki ditën e diel.  Basha ripërsërit se raporti rrëzoi 30 Qershorin dhe shprehet se Shqipërinë mund ta shpëtojë nga autokracia vetëm një ndryshim i thellë.

"Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja" shkruan Basha.

Por cfarë thoshte raporti? Shqiptarja.com e siguroi raportin e plotë të ODIHR-it për zgjedhjet ku ndër të tjera theksonte se punonjësit e bashkive të PD, PDIU dhe LSI penguan fizikisht administratën zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve. (Lexo këtu raportin e plotë).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vucicdoli: 02/07/2019 18:17

    Ky perfundimisht nun heq dore nga shpifjet, pacient pa shprese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë