Basha nis negociatat për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Kreu i Partisë Demoratike, Lulzim Basha ka artikuluar sot për herë të parë pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kryesia e PD-së pas mbledhjes ka dalë me tre kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Tre propozimet e Bashës ishin që të garantohen zgjedhjet e lira me një qeveri tranzitore, që PD të bëhet barrierë për moslejimin e zgjedhjeve fasadë, ndërsa u mandatua edhe për negociatat me partitë e tjera opozitare. Kështu pas nëntë protestave para Kryeministrisë dhe Parlamentit, opozita ka nisur negociatat për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Pasdite në orën 17:00 është mbledhur Këshilli Kombëtar i PD-së për të thënë fjalën e fundit mbi pikat e miratuara nga Kryesia. Ndërkohë që LSI-ja ka mandatuar Monika Kryemadhin për të negociuar me Bashën.

KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI T’I PROPOZOJË KËSHILLIT KOMBËTAR:
1. Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.

2. Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

3. Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për mbrojtjen e interesit publik dhe aksionin opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, përfshirë, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 18/04/2019 18:17

    Qente e rrahur mblidhen per te kerkuar garanci per zgjedhjet

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 18/04/2019 18:10

    Kam than une krriç vesh gjate ka me mbet ky culli im Bashe.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 18/04/2019 18:08

    U Bashe o Toç mbaje me shkumbe. Mer ate te Noc Rrokut tani. Me merite ta kapi vendin tat Rudina Hajdari.Kryetare e nderuar e Grupit parlamentar.

    Përgjigju
  • Rob: 18/04/2019 16:14

    Tashme vendi ka Opozit eshte ne parlament

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 18/04/2019 15:58

    Debil i lindur,i pashprese,nje deshtak i neveritshem.

    Përgjigju
  • Enea: 18/04/2019 15:55

    C'fare pafyresie,o Zot!

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2019 15:52

    Me i pafytyre e me sharlatan njeri,pasi beri cmos neper bote te shaje e te nxije Shqiperine,pasi krenohet qe Holanda e degjoi,pasi ka 3 muaj qe cirret e uleret se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen Kryeminister,vjen nje dite e ben nje pacavure me Monen me kerkesa injorantesh e si pafytyre qe eshte po thote do hyje ne zgjedhje,hy se ate te Rrokut do marresh.

    Përgjigju
  • fieraku: 18/04/2019 15:48

    Rri si shit nashi!

    Përgjigju
  • vlora: 18/04/2019 15:04

    Ik te xhaxhi Rama si sorkadhe tashi

    Përgjigju
  • Cekja: 18/04/2019 14:39

    Filloi Luli duke u lekundur si ne kohen e cadres por megjithate sa kot ben kakardhia se do te futesh si ceco pa nje e pa dy dhe vete do ikesh ne te semes

    Përgjigju
  • Klajd: 18/04/2019 14:28

    Ultimatumet e sateme,o debil po ta merr Rudina partine dhe akoma nuk po e kupton. Po nuk u fute ti futet ajo,po pastaj cfare do besh?

    Përgjigju
  • xreport: 18/04/2019 13:44

    3 kushte qe do te thote do futemi nga halli

    Përgjigju
  • PD _VLORË: 18/04/2019 13:19

    Hahahahahahaha sa kokloqe që je o Basha, në fund të fundit pranove si legen të hysh në zgjedhje.

    Përgjigju
  • Plaku: 18/04/2019 13:17

    Zgjedhjet i takojne elektoratit o rryp kaishi,partite kujt ja mbane paraqete kandidate. Mos u shtire si budalla dhe na ve kushte,si te duket vetja? Boll na çave koken si ato femijet tekanjoze;e di qe ke ca llogari me organet e drejtesise,per tradheti,vrasje dhe vjedhje e korrupsion......

    Përgjigju
    • Trimi: 18/04/2019 16:48

      Hajbe kryetar brodhe si lolo dhe ku ishe as gjekundi y trap

    • Paloka: 18/04/2019 16:23

      Turp, U tallet me popullin Paloka duhet te largohet, sipas deklarates

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat