Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Cakran të Fierit, ku ka takuar banorët e kësaj zone.
Kryetari i PD ka theksuar në bashkëbisedimin me banorët se eksodi nuk ështe zgjidhje, pavarësisht situatës së rëndë ekonomike ku e kanë zhytur vendin Rama -Meta.
Zgjidhja, tha Basha, është largimi i së keqes dhe kjo do të bëhet e mundur duke nisur nga 21 qershori.
"Njerëzit po ikin nga e gjithë Shqipëria, po ikin nga e keqja. Asnjë nuk po ikën për qejf. Po ikin se s'kanë punë, s'kanë lekë, po ikin se s'kanë bukë, po ikin se nuk kanë shpresë. Varfërinë e kanë pesëfishuar. A e dini ju që numri i shqiptarëve që jetojnë me një dollar, me 1 mijë lekë të vjetra në ditë është pesëfishuar në një vit?! Fatkeqësi për qytetarët, luks për qeveritarët. Prandaj, në 21 qershor, ju keni në dorë jo vetëm t'i thoni ndal së keqes por edhe të rikthejmë shpresën", tha Basha./atsh/
/Shqiptarja.com