Basha në Korçë: Rama mbush xhepat e vet kur kërcen tallava

Basha në Korçë: Rama mbush xhepat e vet kur kërcen tallava

Lulzim Basha

Lulzim Basha ishte sot në Korçë u takua me punonjës të fasonerisë. Ai tha se shqiptarët kanë ende shumë për të bërë në hapat drejt Europës. Ai tha se PD do t'i vijë në ndihmë bizneseve përmes uljes së taksave.

Tre dekada kemi që udhëtojmë drejt Europës, me të mirat e të këqijat e veta. Kemi arritur edhe gjëra të mira. Heqja e vizave është një gjë e mirë, kemi arritur edhe gjëra të mira. Tani ka ardhur koha të hedhim një hap tjetër cilësor drejt Europës, sepse e kërkon brezi i ri, e kërkon koha.

16 marsi dhe çdo protestë që bëhet, nuk bëhet për pushtet, bëhet për ndryshim.

Në raport me planin që kemi për t’i ardhur në ndihmë biznesit, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë për industrinë prodhuese, e tatim-fitimit nga 15% në 9%, e sigurimeve shoqërore nga 24.3% në 9% punëmarrësi, 9% punëdhënësi, por në shumicën e rasteve ju e paguani vetë në të dyja rastet, ulja e çmimit të naftës me 300 lekë, pra heqjes e taksës “Rama” mbi naftën do të çlirojë qindra milionë euro që sot merr i ashtëquajturi “shtet”, i dehuri që kemi në shtëpi, po ta krahasojmë me familjen, dhe që i bën të gjitha rrush e kumbulla. Për çfarë e kemi që të bëjë barcaleta, t’i bëjë paratë rrush e kumbulla? Për këtë e kemi qeverinë? Qeverinë e kemi të kujdeset për mirëqenien e njerëzve, të kujdeset për më të pamundurit.

Basha hodhi akuza nga kryeministrit Rama teksa tha se Rama i vjedh shqiptarët në çdo fjalë që thotë, madje edhe kur kërcen tallava. 

Droga dobësoi euron, forcoi lekun. Forcimi i lekut që duket si gjë e mirë, çfarë bëri? Rriti çmimin e kësaj (materialeve). Ato lekë në vend që të shkonin për të rritur rrogën ju, tani shkojnë për të kompensuar raportin midis euros dhe lekut. Ja si e shkatërron droga ekonominë.

Ndërsa kjo që thotë Flori, prapë, edhe në këto kushte mund të ishte ndërhyrë për t’ju ndihmuar. Nuk ndërhyjnë se nuk u shkon mendja të nidhmojnë punëdhënësin. Ndërhynë vonë fare me një shumë më të madhe. Pse?! Sepse edhe aty ka një aferrë korruptive. Edhe aty janë 2-3 veta, që me ato 400 milionë që investuan shumë vonë, gjoja për të stabilizuar lekun kanë bërë miliona euro për dy ditë. Për dy ditë një grusht njerëzish kanë bërë miliona euro.

Edhe shkaktojnë drogën, edhe prishin kursin e këmbimit, edhe kur ndërhyjnë pastaj prapë në çdo hap që hedhin, në çdo fjalë që thonë, edhe kur kërcën tallava, Edi Rama mbush xhepat e vet.

Sa herë që t’ju duket se po bën gjëra të çuditshme, vishet çuditshëm, flet çuditshëm, në ato momente është duke ju vjedhur ju, është duke ju futur duart në xhep. Prandaj kësaj duhet t’i japim fund. Jo vetëm këtij si person, por këtij sistemi që është ngritur që t’ju vjedhë ju. Gjithçka që shteti bën është për të pasuruar një njeri të vetëm dhe një grusht klientësh të tij. Kjo është beteja. Kjo është arsyeja që na shtyu të merrnim një vendim të tillë që s’e ka marrë askush më përpara. Erdhi një moment që prania jonë aty u kthey në një fasadë për krimin, prandaj dolëm. Ku dolëm? Kemi dalë në krahun tuaj.

Cila është zgjidhja? Zgjidhjen ta ketë populli në dorë. Zgjedhje të parakohshme ku të diktojë populli me votë dhe jo krimineli, deklaroi Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli shurdh: 13/03/2019 05:36

    Vetë me shifra të mëdha mos fol Basha, se do na lëshosh ndonjë tjetër 7x7=42 dhe kush dëgjon komunistët pastaj me gënjeshtrat që 7X7 =49...

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 12/03/2019 17:35

    Po qenefkebete o Bashke...Po sa pordhe leshon me genjeshtra ti ne kemi dhe Dunavecin afer...shko futi nje te shplare aty se pastron shpirtin...ah se harrova gjithe nevojtoret e Radanecit aty derdhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939

CRIME STORY/ Kronika e përgjakur e pushtimit italian më 7 prill të 1939