Basha gjithashtu kishte dhe një përgjigje për deklaratën e kryeministrit Rama nga Kukësi mëngjesin e sotëm (31 tetor). Ai tha se në Kukës jetojnë vetëm 1/3 e banorëve ndërkohë që pjesa tjetër është larguar. Basha deklaroi se Rama, i cili nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë, nuk mund të bëjë krahasim me qeverinë e vjetër.
"Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite. Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi. Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë. Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Një njeri që për 8 vite nuk ndërtoi asnjë km rrugë nuk ka cipën që të krahasohet me rrugët e bëra në të shkuarën. Ai përpiqet të largojë vëmendjen e asaj që do të vijë më 25 prill. Është njeriu që vazhdon të vjedhë. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të gënjejë dhe të shpifë në prag të largimit.
E gjithë kjo sjellje e tij, ka vetëm një qëllim të mos japë përgjigje për pyetjet që shtrova në këtë konferencën për shtyp. I arratiset pyetjeve nga Kukësi e në Bejrut. po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit. Më 25 prill kjo do marrë fund. Do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin. Nëse nuk do kishin pasur fokus vjedhjen, shumica e dëmeve do ishin riparuar. Nëse ka një shpresë që rindërtimi të bëhet siç duhet është largimi i Ramës më 25 prill. Hajdutët e rindërtimit të vihen para drejtësisë. Do i ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Basha" - tha Basha.
Lajmi kryesor:
‘Rrugë të lëna rrugëve’, Basha: Rama i frikësuar, fshihet pas thashethemeve pa vlerë! Nuk mund të krahasohet me ne
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4106
Lajme të tjera
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56
-
Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë
18 Prill, 08:59
-
Basha: Aleanca e fshehur kundër SPAK ka dalë hapur! Prokuroria e Posaçme e vetmja që po lufton korrupsionin
17 Prill, 16:14