TROPOJË-Në orët e pasdites së sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Tropojë, ku u ndal në Bytyç, Tropojë Fshat dhe B. Curri, për të dëgjuar personalisht problemet me të cilat përballen tropojanët.
Në këto takime, drejtuesit vendorë të opozitës u shprehën se tropojanët po vuajmë terrorin e përjetuar këto dy vite si pasojë e dhunës, padrejtësisë, arrogancës dhe keqqeverisjes së "rilindasve", një keqqeverisje që siç u shpreh dhe Basha Tropoja nuk e ka miratuar kurrë dhe nuk do ta miratojë as me 21 qershor, sepse tropojanët janë njerëz të punës dhe dinjitet
Kandidati për kryetar të bashkisë së Tropojës,Besnik Dushaj, falenderoj elektoratin dhe simpatizantët e PD-së, me mirënjohjen më të thellë për krenarinë që i dhanë dhe me pritjen madhështore që i bënë sot kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, një mikëpritje që vetëm tropojanët e besës dhe traditave dinë ta bëjnë,tha ai.
Në takimet e sotme ishte edhe deputetja me e re e parlamentit shqiptar,e cila ka zëvëndësuar ish-deputein z. Dushaj,Mimoza Hjadarmataj. Unë ,tha në mbyllje kandidati demokrat për bashkinë e Tropojës, se do gjendem përherë I vëmendshëm dhe gatshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

VIDEO









