Basha: Ngremë Muzeun e Viktimave të Komunizmit

Gjatë prezantimit të programit për ish të përndjekuri politik, Basha premtoi ngritjen e Muzeut për Viktimat e Komunizmit. Basha tha se kjo do të shërbejë për brezin e ardhshëm që të mos rritet në errësirë për çfarë ka qenë e shkuara.

"Ne do të dënojmë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë. Rrëfimet dhe ditarët e burgjeve dhe të burgosurve politikë ... do të kenë një fond të veçantë por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë për edukimin e të rinjve. Fëmijët tanë, nipërit tanë nuk mund të rriten më me errësirën për çfarë ka qenë e shkuara aq më pak me helmin e propagandës së sotme. Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi I të shkuarës por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur... Prandaj angazhohem për ngritjen e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit... Angazhohemi në ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të vendit të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike edhe sakrificave të përndjekurve politikë dhe të rezistencës së tyre gjatë periudhës së errët të diktaturës", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Programi për ish të përndjekurit, Basha: Fond për gjetjen e trupave të njerëzve të pushkatuar! 100 euro shtesë për të burgosurit politik mbi pensionin e tyre! Muze për viktimat e komunizmit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale

Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale