TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetit David McAllister i cili kritikoi vendimin e Francës për të vendosur veto për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Basha thotë se hapja e negociatave do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi dhe se rruga e vetme për të shkuar në BE është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu.
“Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.
Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.
Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”,shkruan Basha.
O lyl o hajdut kriminel boj një nder në jetën tate largohu nga politika e lej rehat Shqiptarët me plot halle boll ke vjedh e ke vrar o hajdar.
Përgjigju