Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Gjermani prej dy ditësh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat njofton se ka prezantuar planin ekonomik të PD-së nëse do të vijë në pushtet me theks kryesor investimet e huaja. Basha kishte edhe një mesazh politik. Ai thotë se nuk do të ndalet në mënyrë që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur. Për kryedemokratin, sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurrencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.
"Dialogu i Nivelit të Lartë që po zhvillon punimet ne Berlin organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman ishte një mundësi e rrallë për të bashkëbiseduar me një nga personalitetet më autoritative për industrinë dhe biznesin gjerman, Presidentin e Këshillit Ekonomik Gjerman, Prof. Dr. Kurt J. LAUK dhe me drejtuesit më të lartë të kompanive dhe bankave të rëndesishme gjermane si SIEMENS, ING, BMË dhe korporata të tjera.
Pata mundësinë të njoh sipërmarrës dhe liderë të ekonomisë dhe financave të Gjermanisë me planin ekonomik të Partisë Demokratike hartuar me ndihmën e ekspertëve të CDU-së, në veçanti me masat për përmirësimin e klimës për investime të huaja, funksionimin e shtetit ligjor, sigurinë juridike, taksën e sheshtë dhe luftën kundër korrupsionit.
Thithja e investimeve gjermane dhe bashkëpunimi për trajnimin e të rinjve për ti përgatitur për tregun e punës në Shqipëri, Gjermani a vende të tjera të Bashkimit Europian janë objektivi ynë prioritar. Sot biznesi shqiptar dhe investitorët e huaj kanë nevojë për shtet ligjor, sisteme funksionale, konkurencë të ndershme dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Unë dhe Partia Demokratike nuk do të ndalemi derisa ti bejmë realitet keto.
Arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe teknologjia e informacionit janë ndër prioritetet kryesore të cilat kërkojnë vizion dhe mbështetje financiare për ti nxjerrë nga gjendja e mjeruar ku ndodhen sot. Ne do të bëjmë gjithcka në këtë drejtim, duke bashkëpunuar dhe u mbështetur tek përvoja shumë e suksesshme e Gjermanisë. Në vecanti u ndala dhe tek projektet infrastrukturore, rrugore dhe portuale të parashikuara në planin tonë dhe që synojnë shkurtimin e distancave dhe rritje të shkembimeve tregtare mes vendeve të rajonit dhe me ato të Bashkimit Europian.
Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur e të kthehet në qendër të investimeve rajonale të kompanive prestigjoze gjermane dhe jo vetëm, çka do të sjellë punësim dhe zhvillim ekonomik për qytetarët tanë" deklaron ai. Vizita e Bashës në Gjermani vjen tre ditë pas protestës së shtatë të opozitës, në të cilën nuk munguan aktet e dhunës nga ana e protestuesve ndaj policisë, por edhe protestuesve me njëri-tjetrin, si rasti i ish-bodigardit të Berishës.
as jam komunist as socialist as demokrat apo ballist ,nje gje e jetova pergjate 20 viteve pd me ne krye gjithe keta hajude qe u shfaqen si delet te buta e ropen deri ne palce dhe e vodhen ku ska me kete vend e kete popull, prandaj or mik i halandise nisu nga ke ardhe se te gjithe nje mut ftyre keni te vidhni e te shpetoni maskarralleqet dhe hajdutlleqet qe bete ju e baballaret tuj.
PërgjigjuKUR ISHA ADOLESHENT DISA MOSHATAR TE MI ME MUNDNIN SHPESH SE ISHIN ME TE SHENDETSHEM APO TE PRRGATITUR SE UNE.DHE UNE U SHMANGESHA ATYRE NGA FRIKA SE...ME PERDRIDHNIN ZVERKUN.DHE HOQA DORE NGA SPORTI MUNDJES. -KTE E KAM PER LUL-HOLLANDEZI.NUK KA NEVOJ QE PROGRAMIN E PD TA SHFAQ NE GJERMANI.ATE PROGRAM SALIST E DI 95 % E POPULLIT TONE.AI PROGRAM ESHTE VETEM PER TE ZENE KWRRIKEN K.MINISTRORE LULI QE TE SHPETOJ NGA SPAK-U. -ESHTE MIRE TE DOREZOI DETYREN E PD SA ME PARE.
PërgjigjuMire eshte qe Basha paska nje "plan" per shtetin shqiptar.Deri sot ky subjket me Bashen,nuk kishte asnje alternative tjeter pervec rremujes,shkatrrimit e dhunes e kaosit. Se paku te degjohet "shpresa' per ardhje ne pushtet,Keshtu, mund te nderron forma dhe menyra e veprimit te pasuksseshme politik te deritashem.
PërgjigjuLuli e drodhe ose me sakt ta mblodhen,prandaj mos merr superxhiro here tjeter.
Përgjigju