Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi sot kandidatët për kryetar bashkie, Elez Maçin në Has dhe Besnik Dushën në Tropojë.
Kryetari i PD-së, Basha, gjatë fjalës së tij theksoi se shqiptarët janë sot në kufijtë e mbijetesës, mazhoranca dhe klientët e e tyre po pasurohen ditë për ditë. "Qytetarët burgosen për 30 mijë lekë të vjetra, fatura të papaguara të energjisë, papunësi, varfëri, lakun në fyt për familjet shqiptare", tha Basha.
"Situata e rëndë ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare", tha Basha, duke vijuar se "Mijëra familje hasjane dhe shqiptare janë kredhur në mjerim, marrin borxh për të shtyrë muajin, mijëra te tjera kanë dyfishuar listat nëpër dyqane, qindra të rinj enden të pashpresë rrugëve. Në vend që të sigurojë punësim, qeveria shkatërron vende pune, mbyll qepena dyqanesh, rrit taksat kur kishin premtuar uljen e tyre".
Basha shtoi se kjo situatë e rëndë ekonomike, padrejtësisë që po i bëhet çdo qytetari, ka sjellë një bashkim të madh të shqiptarëve që me votën e tyre më 21 qershor do t'i japin një mësim të madh të keqes që ka mbërthyer vendin. /atsh/
/Shqiptarja.com