Basha: Të bëhen sa më shumë testime, ose sakrifica tre javore do të shkojë dëm

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vënë theksin që të bëhen sa më shumë testime të popullsisë, në të kundërtën thekson ai, e gjithë sakrifica e këtyre tre javëve do të shkojë dëm.

"Mbetet urgjence prej më shumë se 10 ditësh, ndryshimi i testimit. Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t'u theksuar se % e viktimave mbetet e lartë. Tregon se numri i testimeve është shumë i ulët. Me kërkesën e OBSH-së bëj thurrje rritjen e numrit të testimeve dhe të gjurmimit, dhe izolimit të sjellin rezultate të vertët. Pa këtë hap, kjo sakrificë do të shkojë dëm. Duhet ta dimë se sa të infektuar kemi dhe ku i kemi", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Basha: 3-fishim të paketës ekonomike! Të moshuarve t'u lejohet të dalin në një orar të caktuar, jo izolim total! Rama të shkarkojë Ahmetajn


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë