Basha zbret në bazë: Tur kombëtar për të dëgjuar rininë! Krenarë që e çuam krizën në Bundestag dhe SHBA

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zbret në terren për të mobilizuar bazën. Ai deklaroi mbrëmjen e sotme në një takim me FRPD-në se do të ketë një tur në të gjithë vendin për të diskutuar me të rinjtë. I pranishëm ishte edhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban që shprehu mbështetjen për partinë simotër në Shqipëri, PD-në.

"Kjo e enjte shënon nisjen e turit kombëtar për rininë që do të shtrihet anembanë vendit dhe që këtë ta bëjmë në një prani kaq të shquar dhe të nderuar me miqtë nga Gjermania, të partisë sonë simotër, së kancelares Merkel, Tilman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, të gjithë anëtarë të kristian-demokratëve gjermanë. Sot dua në radhë të parë t'u dëgjoj, sfidat, shpresat, dëshirat dhe aspiratat tuaja

Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve. Është kusuri i një qeverie që nuk ka lënë askënd më shumë në baltë se të rinjtë. Dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa perspektivë, me rroga të ulta minimale dhe me kosto maksimale të jetës dhe arsimit. Me një vend me klimë të shkatërruar për biznesin dhe ekonominë.

Në një vend ku kërkesa e parë e rinisë, fatkeqësisht, është largimi nga vendi. Do realizojmë një reformë të thellë në arsim ku në themel të jetë studenti dhe e ardhmja e tij. Na duhet një Qeveri që ka vizionin dhe pasionin për t’ju vënë ju të parët dhe jo interesat e një grupi njerëzish të cilët e kanë tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se e kemi këtë vizion”, tha Basha.

Por cili do të jetë skenari i PD-së në dhe a do të ketë protesta? Basha u tha të rinjve se lejet për protesta nuk merren te PD-ja, por i mbështet ata, ndërsa shtoi se është krenar që arriti që ta çonte çështjen e krizës politike në Shqipëri në Bundestag dhe Senatin amerikan.

"Lejet për protesta nuk merren në PD por ju nxit në cdo sekondë dhe do të jetë në krahun tuaj. Pa diskutim duket qartë që kjo është gjuha e vetme që kupton një qeveri autoritare. Këtu interesi i Ramës ka marrë peng Shqipërinë. E vetmja mënyrë për ta larguar është me votë.

Në bashkëbisedim dua ta vijojmë në cdo qytet, kam nevojë të kuptoj më mirë atë që u brengos dhe së bashku të formulojmë rrugët e daljes nga kjo krizë. Sot kriza shqiptare është në Bundestag, në senatin amerikan, nuk ka njeri që ta heqë nga tavolina, ndjehuni krenarë për këtë.

Zotimi im i parë është të kthejmë shpresën te Shqipëria" tha ai. Në fund Basha ftoi të të rinjtë që ti bashkohen Aleancës për Teatrin. "Aleanca për Teatrin i ka dërguar një kërkesë rinisë dhe kryetarit të PD-së që sonte të jemi bashkë për artistët" tha ai.

Ndërkohë që kreu i të rinjve të CDU-së gjermane tha se pavarësisht se negociatat nuk u hapën, Berlini e ka derën hapur për Shqipërinë duke e vendosur theksin te nëntë kushtet. "Ju jeni pjesë e Europës. Nuk ka asnjë vend tjetër në Europë ku 90 përqind e popullsisë thotë “po, ne duam të jemi pjesë e Europë. Unë e di se vendimi i Këshillit Europian shkaktoi shumë zhgënjim në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe ë të gjitha vendet e Ballkanit së bashku. Por dua t’ju them: mos u dorëzoni!

Ju keni partnerë të mëdhenj në krah. Ju keni mundësi të mëdha, të ndryshoni sistemin politik. Ju keni mundësi të thoni “ne duam ndryshimin, ne nuk e duam krimin e organizuar, ne nuk e duam korrupsionin, ne nuk duam zgjedhje të manipuluara”. Ju keni një mundësi që t’i thoni brezit më të ri se kjo është e ardhmja jonë dhe e ardhmja jonë  është në Europë, jo në  socializëm, jo me mafian e drogës. Prandaj, Gjermania jo ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politike më të fuqishëm në botë.

Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë" tha ai, sipas zyrës së shtypit të PD-së që shpërndau fjalën për mediat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 01/11/2019 15:41

    Me krenarine me te madhe ke lobuar kunder Shqiperise me te gjithe fuqite e tua dhe te opozites tende. Me kete turin e ri qe ke ndermarre çfare pazari ke menduar te ujdisesh per vete dhe kunatin? Ti ke vrare shpresen opozitare ne kete vend.

    Përgjigju
  • Krenari: 01/11/2019 14:03

    Krenar qe lobuam kunder Shqiperise e shqiptareve , te pakten e thote vete si puna e Dash Shehit per votat .

    Përgjigju
  • O kasem: 01/11/2019 08:04

    U komentua o kasem u komendua o dyrdyl.

    Përgjigju
  • FYTYR PIÇI BESNIK MERSEPE ÇAFAJ: 01/11/2019 08:04

    O pinoku Shqipris po ti çfar mendon o karagjos se Shqiptarët jan budallenj e ty s'të njofin. Ti s'vjen kurr në pushtet se je kart e djegur. Jo se Edi Rama është më i mir se ty po ai të paktën s'ka vrar njeri si ju të pd prandaj hap krahun e le të vi një djal i ri i shkolluar në perëndim e ti bēj derman këti vëndi martir. ZOTI E BEKOFT SHQIPRIN.

    Përgjigju
  • edi: 31/10/2019 23:22

    Lulushi :Krenarë që e çuam krizën në Bundestag ,por a do shkoje Kriza te zgjillet ne SPAK

    Përgjigju
  • edi: 31/10/2019 23:07

    Oh shoku i P.D Komuniste lulush basha jE ME TE VERTETE bUSHTER AISHE TI KUR I THE TUDENTEVE SE ,do u japesh disa menyra se si te vijne e te Qeverisin ne Pushtet .Dhe mbasi mendon ,se eshte harruar premtimi i Lulushit per te qene Mentor ,dhe sot me ndihme te CDU-SE NGA LINDJA E GJERMANISE i KERKON Studenteve dhe rinise qe Lulushi duhet bere K/Minister . Po Ruset a e deshirojne Lulushin te behet K/Minister , Keto jane kerkesat e reja qe i drejtoni Maxhorances dhe pastaj te behen zgjellje lokale dhe zgjedhje ne Hale , Nuk kuptojme nga shpjegimet e juaj Opozite Dembelash , Ca duhet bere Byek me kungull nga Dibra e Lulushit or byrek me gjize nga Monika e Zerqanit , A NUK JANE CONFUSE STUDENTET DHE RINIA DEMOKRATE QE PO I KERKON CDU OR LULUSHI ,A do jete Mentor or do te behet K/Minister PARA SE TE FILLOJE SPAK dhe DREJTESIA ,Mendoj se duhet nje platforme modeste per kete djale qe nga Kamarjer u be Minister ,minister minister ne Qeverine Berisha Vodhi ,Vrau dhe as sju permendi nje here ju RINIA QE I MBANI KANILIN. Rinia Studentore duhet te hapi siparin e tyre me intelektin dhe perparesi qe shfaqin ne Bote ,Let te shfrytezojne tere forcat dhe Idete per te zhvilluar dhe edukuar Popullin dhe se shpejti te Qeverisin Kombin PA KESISOJ MIZA KALI ,Enough is enough

    Përgjigju
  • DW- fele: 31/10/2019 22:06

    Jeni te sigurte qe ky eshte kryetari i rinise se CDU-?!, jo se nese eshte vertete uroj qe mos shkofte me larg se "kryeplak i pub-ve" te mehalles se vet, ndryshe e pat ne Gjermoni... Po ku e njeh Bashen Ti or kok "bosh-bash", ku e njeh politiken e ketij vendi, po nejse... nuk ka mundesi, ky eshte toc ari, gjermanfoles,... nuk ja vlen as kaq sa shkruajta....

    Përgjigju
  • Protestuesi ne 11 janar: 31/10/2019 21:13

    TREGOI Z.BASHA TE RINJVE. SESI I VRAVE 4 VETA NE BULEVARD NE 2011 NE TIRANE.........

    Përgjigju
  • sifi: 31/10/2019 20:36

    Lul Basha prit cfar do vendosi SPAKU ,se ke tre dosje te hapura dhe pastaj fillo turneun ne baze.Ke akuza te renda dhe nuk ka PD qe te mbroj.Beju si Haradinaj qe shkoi para gjykates ne Hage ,dhe doli i paster nga akuzat.Prandaj populli nuk te beson

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës