Basha-Berisha, beteja për fronin e ‘pashait’ të partisë

Basha-Berisha, beteja për fronin e ‘pashait’ të partisë

Në pothuajse gjithë akuzat dhe trillimet e Sali Berishës që po dalin nga “foltorja”, asnjë prej tyre nuk të bind plotësisht për seriozitet dhe vërtetësi. Ish-kryeministri dhe ish-kryetari “historik” i Partisë Demokratike, ka hapur thesin, dhe ç’nuk po nxjerr nga “sëndyku” i tij.Akuza, denoncime, trillime, përgjime, dosje me skandale, dhe premtime për “një parti të vlerave demokratike e cila do të fitojë pushtetin”. Profka të tilla nga një ish-kryetar, i cili ka deklaruar me kohë “pensionin e tij politik”, vetëm ithtarët e tij më besnikë mund ti besojnë. Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, shumë shpejt do të marrë trajta të tjera.

Bëhet fjalë për fronin e “pashait” të partisë, dhe aspak për “shpëtimin e saj nga rreziku Rama”. Nga ana e tij Lulzim Basha, ka nisur të hakmerret ndaj berishistëve që ka akoma në grupin e tij parlamentar apo dhe kryesi, duke u hequr atyre “ofiqet” e dhëna para nisjes së jetës kuvendore. Përballja me Berishën, është akoma një tentativë e dështuar dhe e pamundur për Lulzimin. Hija që ish-kryeministri dhe ish-kryetari partisë ka patur prej afro 30 vitesh në zyrat dhe korridoret e saj, e bëjnë të pamundur faktin që Lulzimi ti dalë ballazi dhe ti thotë “unë jam këtu, eja po deshe”.

E ndërsa Berisha nga “foltorja” (nuk dihet përse e quan të tillë kur nuk ka asgjë të përbashkët me foltoren) nuk po lë fjalë dhe akuzë pa nxjerrë ndaj Lulzimit, ky i fundit po merret me Mulin, Oerdin, dhe ndonjë zë tjetër që po i del kundër. Basha kurrë nuk ka qenë lider partie, dhe as ka shansin të bëhet i tillë sidomos pas përballjes me Berishën në kushtet e reja, pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Vonesa e tij për të sqaruar bazën e Partisë Demokratike, marrja e vendimit për Berishën “me kokën e vet”, fshehja pas “gaxhoit”, tregojnë dobësi të theksuara formimi të Bashës si politikan. Ai e harron se, SHBA-të, janë gjithmonë me “më të fortin”, por kjo nuk vlen për rastin Berisha. Ai e harron se shkëputja nga realiteti, nga baza e partisë, largimi brutal edhe i bashkëpunëtorëve të Berishës nga postet dhe detyrat që mbanin, nuk janë tregues dhe shanse të mira për të ardhmen e tij politike.

Beteja mes tij dhe Berishës, gjithsesi do ta ketë një fund, por e rëndësishme është që ish-kryetari  dhe ish-kryeministri i shpallur “non-grata” të mos arrijë rikthimin, pasi ajo do të ishte kataklizmo për Partinë Demokratike. Ndarja e asaj parti, mbetet e pashmangshme. Berisha kurrë nuk do të pranojë kompromise për të qenë Basha kryetar partie, pas  një “pabesie” të tillë. Por edhe Basha nuk mund të pranojë dorëheqjen nga posti i kryetarit, pasi ky do të ishte fundi i  karrierës  dhe jetës tij politike. Berisha është betuar se “do ta shfryjë tollumbacen që fryhu me dorën e tij para 16 vitesh”, dhe kaq mjafton që Lulzimi të shkundet, për të gjetur rrugë të reja për të fituar betejën e nisur.

Nuk mjafton të “fleshë gjumë të qetë” vetëm e vetëm se ke premtimin dhe mbështetjen e  zonjës Kim, zoti kryetar i Partisë Demokratike. Në politikë fiton ai që nxiton, lufton, guxon dhe siguron mbështetje popullore, me çdo mënyrë dhe mjet demokratik për të ardhur në pushtet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje