SPECIALE/ Me akademik Gjovalin Shkurtaj për veprën 'Falori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe'

Dialektet e gjuhës shqipe konsiderohen jo vetëm nga albanologet shqiptare, por edhe nga të huajt si një gurre e pashtershme përmes të cilave zbërthehet zanafilla e shqipes, historia dhe etnokultura. Gjuhëtari i shquar akademik Gjovalin Shkurtaj në një intervistë për Report Tv rrëfen rrugëtimin e tij 60-vjeçar në ekspeditat e kërkimeve dhe vlerat e mbledhura në veprën më të fundit të tij "Falori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe”.

Akademik Gj. Shkurtaj ka shkelur gati çdo pëllëmbë vend të Malësisë së Madhe, përmes ekspeditave institucionale e vetjake.  Akademiku, pandashëm ka regjistruar pasuri gjuhësore të këtij areali nga të gjitha mjediset e nga të gjitha burimet ku e ndeshte atë.

Veprën e sapobotuar “Fjalori leksiko-frazeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe" Akademia e shkencave e Shqipërisë e ka vlerësuar një “rezervat” të çmuar të shqipes, një vepër që është më shumë se një Fjalor, është një enciklopedi kulturore.

“Është një rezervat kulturor, është një rezervat në trashëgimi, është një rezervat, sidomos për një kategori që merret me antropogjuhësinë.”, ka thënë për të akademik Shaban Sinani.

Akademik emeritus Gjovalin Shkurtaj, pas botimit të veprës nga Akademia e Shkencave ka ndjerë shijen e mirë të organizimit të promovimeve, jo vetëm në rrethet  akademike, por edhe në universitetet e vendit, madje edhe në Malësinë e madhe, atje ku ka mbledhur lëndën e kësaj vepre. Puna kërkimore e në fushën e shqipes i ka kushtuar gjithë jetën akademik Gjovalin Shkurtaj. 

Një dedikim që ka sjell në tryezën e punës së studiuesve dhe albanologëve një Fjalor të Malësisë së Madhe, një krahine që është përcaktuar si një trevë me një të folme të vetme, më pak të ndikuar prej fjalëve dhe frazeologjive të huaja

Në këndvështrimin etnolinguistik akad. Gjovalin Shkurtaj sjell idiomat e Eposit të Kreshnikëve dhe shembullzime nga Lahuta e Malcis. Gjovalin Shkurtaj që i ka kushtuar një jetë të tërë gjuhës shqipe, dialekteve të saj dhe veçanërisht të folmes së Malësisë së Madhe është i njohur gjerësisht si socio-linguist, etno-linguist, dialektolog, si titullar lënde e mësimdhënës, akademik i disa disiplinave gjuhësore

Ai e përuroi veprën në Akademinë e Shkencave në kuadër të panairit të librit akademik dhe shkencor. Suksesi nuk erdhi rastësisht. Fjalori leksiko-frazeologjik i Malësisë së Madhe i akademik Gjovalin Shkurtaj vjen e zë vend të rëndësishëm në fondin leksikografik të shqipes e të kulturës kombëtare.

Vepra pasqyron zeje nga njëra prej krahinave më njohura për pasurinë leksikore, frazeologjike, etnolinguistike, dhe më gjerë, që ka tërhequr prej kohësh interesimin e studiuesve të ndryshëm e sidomos të leksikologëve, të dialektologëve, të historianëve apo të etimologëve të shqipes.

Fjalori vlerësohet veçanërisht për numrin e njësive që sjell të regjistruara, por dhe për larminë e fushave tematike të fjalëve e frazeologjive. Lëndë që ngërthen mbi 10.000 zëra leksikografikë. 

SI.E./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)