Baze: Rruga e gabuar, e ikjes nga rruga

Baze: Rruga e gabuar, e ikjes nga rruga

Lulzim Basha duket se po kërkon një shteg të rikthehet në sistem. Partia e mbetur rrugëve nga revolucioni i pranverës, me djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani duket se shikon “të vetmen rrugë”, siç thotë Basha, reformën zgjedhore.

Kjo nuk ja vlen të merret seriozisht si një rrugëzgjidhje, por më shumë si një rrugëdalje e Bashës nga spiralja ku ka hyrë. Ai do doemos një shteg për të ikur nga rrugët.

Por pasojat e daljes së partisë në rrugë dhe e plotësimit të Kuvendit me deputetët e listës së tij rezervë, kanë krijuar një realitet të ri. Lulzim Basha duhet të përballet me këtë realitet, se është përgjegjësi e tij.

Depuetët e listës së PD nuk janë deputetë të Edi Ramës, por Lulzim Bashës. Ai i ka përzgjedhur, ai i ka futur në listë dhe ai nuk i ka ndalur dot të hyjnë në Parlament. Tashmë ata janë një realitet me të cilin nuk mund të sillesh sikur nuk ekzistojnë.

Rruga më e sinqertë është që Lulzim Basha dhe PD të njohë praninë e tyre në Parlament, përmes një procesi të brendshëm në PD, i cili nxjerr prioritet, siç thotë Basha, reformën zgjedhore.

Njohja e këtij grupi nga PD, është një test për të kuptuar nëse PD e ka seriozisht reformën zgjedhore dhe reformat e tjera që nevojiten për t’u rikthyer në sistem.

Njohja kërkon guxim për të pranuar gabimet, autokritikë për nivelin e listës rezervë të PD dhe mbi të gjitha, bashkëpunim real me ta, që të përfaqësojë votën parlamentare të tyre.

Kjo rrugë do të ishte një dëshmi se Basha ka reflektuar dhe po korrigjon gabimet e tij.

Rruga tjetër, ajo që po tenton tani, duke afruar disa deputetë që të krijojë përçarje brenda grupit dhe të shmangë Rudina Hajdarin si bashkëkryetare e Komisionit të reformës, është test i kundërt, i mungesës së vullnetit për të bërë reformën zgjedhor dhe për ta dështuar atë, me qëllim që të gjejë një justifikim për të mbetur rrugëve.

Bashës nuk i duhen delfinët e tij në opozitën parlamentare, por i duhet të pranojë ekzistencën e tyre dhe të bashkëpunojë me ta. Natyrisht që e kuptoj vështirësinë e të punuarit me ta pas aq shumë balte që ka hedhur, por ky është çmimi që duhet të paguajë për gabimet e veta.

Përpjekja për të përçarë grupin dhe për të krijuar disa deputetë në Parlament pro Bashës, e të tjerë kundër tij, nuk prodhon asgjë politike, përveçse mund të gjejë ndonjë arsye për të mos bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

Kjo do ta detyrojë shumicën që të formatojë një reformë tërësisht teknike, bazuar vetëm mbi vërejtjet e ODIHR në raport, dhe ta mbyllë atë teknikisht, duke mos prodhuar asgjë politike nga kjo tryezë.

Për të prodhuar diçka me politike dhe më të gjerë, Basha duhet të ketë një ofertë serioze bashkëpunimi për reofrmën zgjedhore, dhe jo një ofertë për të “reformuar” disidentët e tij në Parlament, kundër reformës.tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 15/10/2019 22:43

    Basha eshte shalengjitur mendje pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë