BB9/ Shpërthen Gerta: Stafi na
nxorri se e kanë zgjedhur fituesin

BB9/ Shpërthen Gerta: Stafi na<br />nxorri se e kanë zgjedhur fituesin
TIRANE-Tre ditë pas daljes nga loja e famshme, konkurrentja e eleminuar Gerta akuzon se largimi i saj është bërë padrejtësisht.

Në një prononcim për “revistawho.com”, vajza me flokët e kuqe e cila u bë pjesë e edicionit të 9 të “Big Brother” si çift me Denisin, tregon se nuk ishte publiku ai që i nxorri jashtë. Sipas saj ishte stafi i “Big Brother” që vendosi t’i skualifikonte tani, duke e ditur se më vonë ata do të bëheshin më të fortë.

Sipas Gertës, e gjitha u bë me qëllimin për të mos lënë në lojë njerëz që mund të konkurrojnë Damianon, i cili sipas Gertës do të jetë edhe fituesi i sivjetshëm, përcaktuar nga produksioni. 

“Mendoj se produksioni ka transmetuar pjesët tonë më të këqija, me qëllim që të na nxirrnin nga shtëpia. Ata e kuptuan se ne po bëheshim shumë të fortë dhe më vonë do ta kishin më të vështirë të na eleminonin. Mendoj se fituesi është i paracaktuar dhe ai është Damiano. Nuk është parë ndonjëherë në historinë e “Big Brother” që një konkurrent të dalë nga shtëpia e produksioni ta rikthejë sërish. Unë mendoj se ne ishim shumë të preferuar tek publiku. E kam parë këtë gjë pas daljes, nga njerëzit e shumtë që më kanë mbështetur, shkruar e telefonuar. E kam parë gjithashtu nga mbështetja e madhe që më ka dhënë familja ime. Nuk besoj se ndonjë vazjë që ndodhet aty, do të mbështetet nga familja siç jam mbështetur unë”, u shpreh ajo.

Pyetjes sonë nëse po vazhdon të takohet më me Denisin, Gerta i dha një përgjigje evazive.

Ne kemi aktivitete të përbashkëta tani, pasi na thërrasin të dyve nëpër emisione apo vende të tjera. Nuk e di nëse do të takoheshim më nëse nuk do të kishim impenjime të përbashkëta”.

Ne e pyetëm drejtëpërdrejtë Gertën, nëse përfundimisht ka pëlqim për Denisin apo jo.

Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, u shpreh ajo./ revistawho




(Gerta pjesmarresja ne Bib Brother 9)

(d.b/Shqiptarja.com)

11/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)