BE nis negociatat me Serbinë
me kapitullin e Kosovës

BE nis negociatat me Serbinë<br />me kapitullin e Kosovës
BRUKSEL - Në Bruksel ka filluar shqyrtimi i kapitullit 35-të për Kosovën, si pjesë e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe është i rezervuar për procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton KTV.

Qëllimi i këtij takimi është që të bëhet analiza e përparimit të deritanishëm të dialogut dhe të definohen sfidat e ardhshme në këtë rrugë. Ministri pa portofol, i Qeverisë së Serbisë, i ngarkuar me Kosovën, Aleksandat Vulin ka thënë se pret  që në këto bisedime të vlerësohen interesat legjitime të Serbisë.

 “Të shfaqet kujdesi për gjithçka që u arrit deri tash dhe natyrisht presin që të kemi mirëkuptim të plotë dhe vullnet të mirë, si dje. S’ka arsyeje të mos jetë ashtu” , ka deklaruar Vulin.

I pyetur që të zbulojë ndonjë detaj lidhur me kapitullin 35, Vulin tha se kjo s’do të ishte korrekte. 

Dje në Bruksel pas çeljes së negociatave të Serbisë me BE Serbisë iu përmend si kusht "marrëveshja" për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën", edhe pse Daçiç hodhi poshtë çdo implikim të për një njohje përfundimtare të Prishtinës. Statusi i Kosovës "nuk ishte në tryezë në Bruksel, ose në dialogun me Prishtinën, as në takime të tjera", tha Daçiç, duke kujtuar se vetë BE-ja është ende e ndarë me pesë shtete anëtare që nuk e njohin: Greqia, Qipro, Spanja, Rumania, Sllovakia, bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Por përveç ngërçit të Kosovës, lista e prioriteteve për axhendën e BE-së në Serbi mbetet në kohë: pas takimit me Zëvendës Kryeministrin Alexander Daçiç dhe Vuçiç, Barroso tha se Beogradi duhet të vazhdojë të punojë për përmirësimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e administratës publike, pavarësinë e institucioneve kryesore, lirinë e medias, luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e pakicave.

"Konferenca e sotme nuk ishte një dhuratë, por rezultat i punës së madhe", tha kryeministri i Serbisë, duke siguruar për faktin se Serbia ka si qëllim që të vazhdojë në të njëjtën rrugë dhe "natyrshëm" do të vazhdojë dialogun me Prishtinën si "një faktor stabiliteti për rajonin"
.

Ndërkohë, Tanja Mishçeviç, kryenegociatorja e Serbisë me BE-në u shpreh se "Serbia do të jetë e detyruar të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën për të mbyllur procesin negociator me Bashkimin Europian. “Njoha e pavarësisë së Kosovës nuk përbën një kërkesë formale të BE-së, por duke vënë parakusht këtë marrëveshje, në fakt nga Serbia kërkohet që joformalisht ose formalisht të njohë Kosovën dhe këtë e di Beogradi.

Kërkesat e Gjermanisë e të Britanisë së Madhe në dokumentet përfundimtare janë pak të zbutura, por në thelb kanë mbetur” , ka sqaruar për “Blic”, Bodo Veber, eksperti gjerman për çështje të Ballkanit. Tanja Mishçeviç, kryenegociatore e Serbisë me BE-në, ka thënë se Kosova do të jetë objekt i dialogut politik midis Beogradit e Prishtinës dhe të përmbushjes së dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë