Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?

Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën: Çfarë ambicie ka për të ardhmen e PD-së?

Berisha nuk i jep dorën Këlliçit: ka nuhatur diçka?

Belind Këlliçi përgënjeshtron Sali Berishën. I riu sfidon të vjetrin. I pakënaqur nga pozicioni në listë, i vendosur pas Flamur Nokës, Edi Palokës dhe madje Albana Vokshit, dhe jo në vendin e dytë që pretendonte, ambiciozi Belo ushqen ëndrra të mëdha brenda Partisë Demokratike, duke e konsideruar veten (si për arsye moshe, ashtu edhe për agresivitetin e tij verbal dhe numrin e protestave të dështuara që ka organizuar) pasardhësin e Sali Berishës. Dhe kështu guxon ta sfidojë publikisht liderin historik edhe për tema shumë të dashura për ish-doktorin.

Dje në mëngjes, për shembull, Berisha postoi në Facebook një plan delirant, ku pretendonte ekzistencën e një komploti të organizuar nga Edi Rama dhe Ulsi Manja për të goditur Erjon Veliajn në burg, nëpërmjet organizimit të disa përgjimeve të përdorura më pas nga SPAK për ta mbajtur në qeli. Një komplot në të cilin, sipas tij, ishte bashkëpunëtor edhe gazetari Carlo Bollino.

Mbrëmë, Belind Këlliçi i është përgjigjur, duke e përgënjeshtruar Berishën, por duke shpikur një tjetër komplot , këtë herë të organizuar nga Erjon Veliaj kundër Edi Ramës, nëpërmjet një sondazhi të transmetuar nga Report Tv, ku rezultonte që PS do të fitonte zgjedhjet, por njëkohësisht qeveria e Ramës kritikohej nga 54% e shqiptarëve. Edhe në këtë rast, sërish, bashkëpunëtor sipas tij ishte gazetari Carlo Bollino.

Pra, sipas Berishës, është Edi Rama ai që bën komplot kundër Erjon Veliajt. Sipas Këlliçit, përkundrazi, është Erjon Veliaj ai që bën komplot kundër Edi Ramës.

Natyrisht, çdo mendje inteligjente e kupton lehtësisht se asnjë nga këto komplotet nuk ekziston, dhe se lideri dhe zv.lideri gënjejnë me të njëjtin shpirt të zi. Por edhe nëse të dyja do të ishin të vërteta, si mund të jetë Carlo Bollino bashkëpunëtor i të dy palëve njëkohësisht? 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Morgan: 15/03/2025 20:58

    Ore belind merr shembull nga te rinjt nga krahu tjeter, garojn pa asnje leke, pas asnje cv politike, pa asnje mbeshtetje familjare, ti je i llastuar e duhet te japesh doreheqjen e turp te te vij qe flet ne emer te demokratve

    Përgjigju
  • Durimi: 15/03/2025 20:56

    Belind largohu nga politika e shiko jeten vlla, sje ti per te perfaqesu ftyren e ndershme dhe vuajtjet e demokrateve. U provove ne zgjedhje dhe nuk te ngacmoi njeri aq milioner sa je bo

    Përgjigju
  • Maria: 15/03/2025 20:54

    Ah mor kellic, ti kurr ske per te bere para me ate karakter te shtembur qe politika veç ta ka shtremberu me kec. Ti duhet te ishe shembulli i pare i doreheqjes ne at parti, por zgjodhe zakonin e vjeter dhe nuk te dallon asgje nga Ilir Meta

    Përgjigju
  • Titi: 15/03/2025 20:51

    Kellixi duhet te kuptoj se pari, qe nese nuk ka vote masive duhet te largohet nga politika dhe jo ti mbylli deren te rinjve. Kellixi duhet te kuptoje qe, ne opozite eshte bere milioner ne kurriz te kushedi sa qytetareve qe i besuar partise demokratike voten dhe jo atij. Kellixi duhet te ishte njeriu me i perulur ndaj babait tij lulzimbasha dhe jo per interesat e tij te ne dukje te vogla te hidhte poshte bashen dhe gjithe shoket e tij te vjeter te partise. Kellici duhet te kuptoj i pari qe politika nuk eshte vegel per tu pasuruar, por instrument qe populli te voton per sherbyer. Resoekte nga chikago Titi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut: Dëgjuam të bërtitura, ndihmuam aq sa kemi pasur mundësi