Belinda Pupa: Çiftet duhet të rrisin besimin dhe komunikimin nëse duan të mbajnë marrëdhënien e tyre

I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Psikoterapistja Belinda Pupa, e cila jeton në Australi e cila foli për rolin që ka profesioni i saj në këtë kohë kur njerëzit kanë gjithmonë e më shumë shqetësimi psikologjike.

“Kultura ka nisur të ndryshojë pak, pasi njerëzit nuk e shohin më si tabu për të shkuar të konsultohen te një psikoterapist” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se ajo praktikon shumë terapinë online, por gjëja më e mirë do ishte që klienti të ishte përballë, pasi biseda dhe efektet e terapisë janë më të mira.

Më pas Belinda u ndal tek ajo që njihet si “Sindroma e folesë së zbrazët” që është faza kur fëmijët pasi rriten shkëputen nga familjet e tyre dhe nisin rrugëtimin e jetës në mënyrë të pavarur.

“Është e nevojshme që të krijohet siguria tek fëmija gjatë gjithë jetës, që ai ka një vend ku ai mund të kthehet në çdo moment” u shpreh Belinda.

Ajo u ndal dhe tek terapitë që bën në çift, ku sipas saj gratë i ndjekin terapitë, ndërsa burra nuk pranojnë të shkojnë.

Është shumë e rëndësishme vendosja e kufijve me çift dhe komunikimit të shëndetshëm.

“Çiftet duhet të punojnë fortë bashkë për të rritur besimin dhe komunikimin, pasi martesa nuk është një ditë” tha Belinda në studio.

“Asnjë formë dhune psikologjikisht nuk është e tolerueshme për asnjë nga palët” shtoi ajo.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! I shkaktuan dëm shtetit 436 mln lekë! Morën 870 metra katror tokë shtetërore e s’i paguan 23 mln lekë

Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! I shkaktuan dëm shtetit 436 mln lekë! Morën 870 metra katror tokë shtetërore e s’i paguan 23 mln lekë