Sasia e drogës e sjellë nga Hollanda në Itali dhe është shpërndarë në qytetin e Melegnanos. Sipas prokurorisë procedimi penal për të cilin është caktuar masa e sigurimit ndaj Arben Isufajt bën fjalë për disa episode në të cilat subjekti i kërkuar për t’u ekstraduar Arben Isufaj në bashkëpunim me Vasilis Tselios dhe Altin Menaj e Jetnor Kapaj, për të cilët procesi është kryer më vete, sepse janë arrestuar në flagrancë, importonin nga Hollanda në Itali, transportonin dhe mbanin me qëllim që ta shpërndanin një sasi kokaine prej 3.5 kg. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Ngjarja ka ndodhur më 11 dhejtor 2004 në Melegnano.
Rastet e trafikut
Në vendimin e gjykatës së Tiranës e cila pranon kërkesën e prokurorisë për ekstradimin në Itali të biznesmenit Arben Isufaj, thuhet se grupi kriminal transportonte dhe mbante me qëllim që ta shpërndante sasinë e kokainës në Itali. Vepra penale është kryer me rrethanën rënduese se është kryer me shumë se tre persona, në bashkëpunim. Episodi i parë ka ndodhur në 11 dhejtor 2004 në Melegnano. Më tej ka vijuar në 18 shkurt 2005, ku Arben Isufaj mbante më qëllim që ta shpërndante 3 kg kokainë, të sjellë nga Hollanda dhe ia dorëzonte për transportim Andreas Gatshoulis.
Më 27 mars 2005 në bashkëpunim me Artur Lika kanë transportuar dhe shpërndarë 5.8 kg drogë e llojit kokainë. Më datat 20 dhe 21 prill 2005 në bashkëpunim me Kelmend Dalipin, Fatjon Aliaj kanë mbajtur me qëllim për ta shpërndarë, transportojnë dhe importojnë sasi kokaine prej 2 kg e 994 gramë. Më 25 gusht 2005 në bashkëpunim me Arben Gishto mbanin me qëllim që ta transportonin një personi me emrin Adi 1 kilogram kokainë. Këto vepra penale në mënyrën e mësipërme janë kryer edhe në bashkëpunim me persona si Erion Dane, për 7 shtatë kilogram kokainë, 2 tetor 2005, në bashkëpunim me Arben Gishto, për 50 gram kokainë, 6 dhjetor 2005, në bashkëpunim me Dritan Leshanaku, më 28 shkurt 2006, etj.
Ekstradimi
Kërkesa për zbatimin e kërkimeve ndërkombëtare për shtetasin shqiptar Arben Isufaj i është përcjellë strukturave të Interpol Tirana, sipas percaktimeve të nenit 16 paragrafi 3 të Konventes për Ekstradimin dhe pas lokalizimit të vendodhjes së këtij personi është bërë i mundur zbatimi i arrestit në ngarkim të tij, dhënë nga autoritetet gjyqesore italiane. Zbatimi i kërkesës për arrestim të përkohshëm për shtetasin shqiptar ka qënë në përputhje me Konventën Europiane “Per ekstradimin”. Kërkesa për ekstradimin e shtetasit shqiptar Isufaj ka patur në përmbajtje dokumentacionin e nevojshëm, urdhërin e arrestit të autoriteteve gjyqësore italiane, qëllimin për të kërkuar ekstradimin e të arrestuarit në shtetin italian, llojin dhe masën e dënimit për veprat penale për të cilat është dyshuar i arrestuari dhe të dhënat e sakta mbi identitetin e tij. Nisur nga këto kushte gjykata ka vendosur ekstradimin e Isufajt në Itali.
11 EMRAT
Arben Isufaj
Vasilis Tselios
Altin Menaj
Jetnor Kapaj
Anbreas Gatshoulis
Artur Lika
Kelmend Dalipi
Fatjon Aliaj
Arben Gishto
Erion Dane
Dritan Leshanaku
EPISODET E TRAFIKUT TE DROGES
Më 11 dhjetor 2004 3.5 kg kokainë
Më 18 shkurt 2005 3 kg kokainë
Më 27 mars 2005 5.8 kg kokainë.
Më 20-21 prill 2005 2.994 kg kokainë.
Më 25 gusht 2005 1 kg kokainë.
Më 2 tetor 2005 7 kg kokainë
Më 6 dhjetor 2005 50 gr kokainë
Totali 23 kg Kokainë
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)