"Ben Qimja" vetëm 11 ditë
në qeli rezikon ekstradimi

në qeli rezikon ekstradimi">
FIER- Gjykata e Fierit me vendimin e 15 korrikut 2014, ka refuzuar kërkesën e prokurorisë së rrethit për zgjatjen e afatit të masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Arben Isufaj i njohur si Ben Qimja, ndaj të cilit po shqyrtohet kërkesa e autoriteteve italiane për ekstradim, i akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike”. Për Prokurorinë e Fierit ky vendim i gjykatës së Fierit është i paprecedent dhe, në seancën e djeshme ku është shqyrtuar kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë për shtetasin Isufaj, prokuroria ka kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, me arsyetimin se gjatë ushtrimit të funksioneve të saj gjyqtarja është shprehur në lidhje me faktin objekt gjykimi.

Kjo situatë favorizon më tepër Arben Isufaj, i cili ka shumë mundësi që në ditët në vijim të lirohet.Pak kohë më parë Gjykata e Lartë, me kërkesë të palës mbrojtëse, shpalli moskompetencën nga gjykatat e Tiranës për shqyrtimin e kërkesës për ekstradim të shtetasit Arben Isufaj Ben Qimja.

Në 9 korrik 2014, Gjykata e Apelit Tiranë ku po shqyrtohej në themel kërkesa për ekstradim, shpalli moskompetencën dhe shqyrtimi i çështjes së masës së sigurisë dhe themelit i kaloi për shqyrtim gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.

Në dt. 10 korrik 2014, gjykata e rrethit gjyqësor Fier e vlerësoi të drejtë masën e arrestit me burg të vendosur fillimisht nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë dhe më pas nga Apeli Tiranë. Në momentin që gjykata e Fierit vlerësoi të ligjshme masën e sigurisë “arrest me burg”, afatet e paraburgimit 90 ditë po shkonin drejt limiteve, pasi kishin mbetur edhe 11 ditë për shkak të “ping pongut” ndërmjet gjykata të Tiranës, Gjykatës së Lartë dhe më pas në atë të Fierit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë