Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut në krye të gjashtë muajve arrest shtëpiak dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, që të gjitha të refuzuara.
Përmes një kërkesë padie avokatët e Berishës i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj.
Veç kësaj Berisha i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë
Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.
Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg , pa shteruar dhe pa pritur edhe Kushtetuesen. Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.
Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore. Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik, në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por nuk është surprizë që si çdo hap tjetër të kundërshtohet
Ish kryeministri pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por sakaq po bëhet gati që në këto temperatura të larta ti drejtohet kushtetueses me një seri pretendimesh./ TCH
M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Ylli Pata: Lëkura e qengjit në shpinën e Sali Berishës nga Berlini
3 Shkurt, 21:41
-
Afera Partizani/ Doçi në Report Tv: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave
3 Shkurt, 20:27
-
‘Studio Live’/ Ngjela: Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash, liderë të pazhvilluar! Sondazhet të qarta, e majta fiton! S’mund të ketë kryeministër, që është ‘non grata’ në SHBA
3 Shkurt, 19:16
-
Ngjela për Report Tv: Albin Kurti antiamerikan, marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë s’janë të mira! Berisha s'fiton dot duke qenë ‘non grata’ nga SHBA
3 Shkurt, 19:01
-
Elezi për Report Tv: Turp të jetë Meta në listën e PD! Primaret të komanduara nga Berisha, manipulohet lista e votuesve
3 Shkurt, 18:32
-
Berisha në Kongresin e CDU, arrin një shtrëngim duarsh me kandidatin për kancelar! ‘Harron’ diasporën shqiptare
3 Shkurt, 17:13
-
'Përplasja e Berishës me SPAK, i shkon për shtat PS-së', Dyrnjaja: 'Do t'i hiqet non-grata?' Nuk do çuditesha, Trump eksperiment politik i rrezikshëm
3 Shkurt, 14:35
Tash qe beleri grek do jeté ne Strasbourg sali berisha e ka Ty e "sigurt" fitoren, edhe avokatin genc burimi e ka te forte ne trillimin e dosjeve keshtuqe shpreson sali berisha dhe mund te ndodhe qe ta gradojne si président dhe kryeminister e ndoshta edhe kryeprokuror direkt pa patur zgjedhje sepse edhe Strasbourg e din se sali berisha me vota nuk fiton kurre.
PërgjigjuO qelbēsira Salmut çfar drejtēsie kērkon ti kur ti je hajdut kriminel i flliqur. Ti duhej prej vitesh tē ishe nē burg mor familje e pisēt.
PërgjigjuÇdo gjë e bëjnë me vonesë. Ti duhej të ishe në burg, je në shtëpi. Do të futin më vonë.
Përgjigju-Është çudi si i ankohet Sb Gj.Ndërkombëtsre kur nuk preferon fare DREJTËSINË E VËNDIT TË TIJ,DUKE I QUAJTUR BANDË KRIMI.. -Sb nuk zbatoi gjykatën ta pyeste për Kl.Partizani,ndaj GJKKO kaloi në sipërore..arrest shtëpiak.. -Kur Sb akuzohet nga GJNDNJ për 21 janarin me VRASJE SHTETËRORE(KM SB)si mundet ti drejtohet po asaj gjykate..? -A nuk i di GJNDNJ se çfar ka bërë Sb në Shqipëri.? -Vall nuk e di GJNDNJ se Sb është shpallur NON GRARTA NGA SHBA,ANGLIA..për Korrupsion madhor.. -A nuk e di GJNDNJ se Sb ka hedhur në gjyq Amerikën & Anglinë në Francë dhe Angli..? FLM REP.TV.
Përgjigju