Berisha: Do depozitojmë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave! ‘Aktivisti’, mjet terrori i Ramës, do ndërmarrim hapat ligjorë për të

Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të qeverisë Edi Rama duke thënë se premtimet për rritje të rrogës minimale janë vetëm propagandë. Teksa akuzon Ramën si ‘bandit’ e ‘njeri pa princip’, Berisha thotë se PD do të depozitojë së shpejti ligjin për dyfishimin e pagave që do të jetë i detyrueshëm për çdo institucion.

Ndër të tjera thotë se Rama i bën premtimet në kohë zgjedhjesh ndërsa pretendon se asnjë vend i lirë s’bën rritje pagash pikërisht para votimit të qytetarëve.

“Garantoj qytetarët shqiptarë se jo dyfishimi i rrogave por mbidyfishimi, trefishimi i tyre do të jetë objektiv nr.1 i qeverisjes së PD por rritjet e rrogave në asnjë vend të lirë nuk bëhen kurrë para zgjedhjeve, votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të tillë është kriminel elektoral, bandit i vërtetë, mashtrues ordiner, njeri që nuk ka asnjë princip. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit se pagat në të gjithë sistemin e piramidës të administratës shtetërore do të dyfishohen por këto akte nuk ndërmerren kurrë në një vend demokratik para zgjedhjeve me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve.

Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është demagogji pasi nuk bëhet me vullnet, është thirrje propagandistike, PD do të depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave si akt i parë. Ky ligj do të jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje, të dyfishojë rrogat e ulëta në Shqipëri”, tha Berisha.

Në vëmendje të Berishës në këtë deklaratë për mediat ishte edhe aplikacioni ‘Aktivisti’, për të cilin tha se është i dënueshëm dhe i bën thirrje punonjësve të administratës që të mos e përdorin. Berisha e cilëson si mjet terrori dhe thotë se PD do ndërmarrë hapat ligjorë për ta denoncuar.

“I bëj thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e përdorimit të aktivistit për mbështetje të pushtetit ë krimit. Aktivist është aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Është i dënueshëm në ligjin kombëtar se është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës.

Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Po përdoret is mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit ashtu edhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacion anti-ligjor”, tha Berisha.

Çfarë është aplikacioni Aktivisti
Së pari, bëhet fjalë për një aplikacion, një mjet komunikimi të ngritur nga Partia Socialiste si grupim politik. Pra një rrjet social i PS i cili mund të shkarkohet lehtësisht në aparatet telefonike nga çdo përdorues Androidi apo Iphone. Çdo zotërues i një aparati të tillë mund ta aksesojë këtë aplikacion duke vendosur vetë emrin që dëshiron si përdorues, madje edhe Berisha apo Meta vetë që sot shfaqen të shqetësuar mbi funksionalitetet e një aplikacioni të tillë. Njësoj si rrjeti social facebook apo Instagram, është përdoruesi ai që jep miratimin nëse të dhënat e tij, që janë emri dhe mbiemri, mund të regjistrohen në aplikacion. Pra është përdoruesi ai që jep pëlqimin për këtë informacion bazik. Në asnjë rast, aplikacioni nuk i kërkon përdoruesit asnjë të dhënë tjetër personale që cënon privatësinë e tij.

Çdo përdorues që regjistrohet dhe e akseson Appin, mund të zgjedhë lirisht se çfarë veprimesh ai dëshiron të ndërrmarë, të pëlqejë ose jo, të komentojë pozitivisht ose negativisht, mbi informacionet / lajmet që shfaqen në Aplikacion. Pra në këtë rrjet komunikimi mund të hyjë kushdo që kërkon të lexojë informacionet kryesore nga lidershipi, deputetët apo drejtuesit lokalë të partisë socialiste, apo nga aktualiteti i jetës publike, pa qenë detyrimisht anëtar apo militant i Partisë Socialiste. Në këtë kontekst, nuk ka asnjë arsye për ndonjë presion të mundshëm mbi administratën publike, e as ndonjë habi të madhe nëse një person, pjesë e administratës publike, mund të jetë edhe përdorues i aplikacionit.

Opozita pretendoi se pjesë e këtij aplikacioni janë shumë zyrtarë të organeve të drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë, duke iu referuar një liste përdoruesish të bërë publike. Në të vërtetë kjo listë nuk ezkiston, ajo është një fabrikim i mediave pranë opozitës, sepse aplikacioni nuk është një mekanizëm i dedikuar për administratën publike. Ndërsa emra të përveçëm që mediat e opozitës i përmendin si përdorues, ose mund të jenë vetë regjistruar duke shfaqur interes për informacion, ose emri i tyre si përdorues është thjesht një fabrikim i radhës për tu përdorur politikisht në tymnajën e ngritur nga opozita.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 20/03/2023 15:59

    Akoma vazhdon te genjesh si bere 32 vjet! Si u rritkan rrigat me ligj dyfish ?Rrogat rriten ne progresion me rritjen ekonomike.Populli nuk te beson me se dy here e more pushtetin me mashtrime dhe e le Shqiperine ne falimentim ne buze te gremines

    Përgjigju
  • Bla: 20/03/2023 15:15

    Po ti mo B,Q re! Po ti para votimeve po mashtron per dyfishimin e rrogave ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta gjatë verës, ja disa këshilla të vlefshme se si të mbroheni

Temperaturat e larta gjatë verës, ja disa këshilla të vlefshme se si të mbroheni