Berisha: Arrestimin e Ilir Metës e çojmë në Hagë! Betejë ligjore dhe për Salianjin, merr në mbrojtje Dogjanin

TIRANË- Sali Berisha angazhohet për mbrojtjen ligjore të aleatit të tij Ilir Meta sa i takon arrestimit, i cili sipas kryetarit të PD-së u bë në kundërshtim me ligjin.

Tregues se nuk do ta mbështesë aleatin e tij duke protestuar më 6 dhjetor para SPAK por se dosjen e Ilir Metës tha sot se do ta çojnë në Hagë pasi arrestimin më 21 tetor 2024 e quan një torturë çnjerëzore publike

I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike. Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Prandaj me juristët më të mirë, ai rast do të paraqitet në të gjitha instancat si një rast i ushtrimit për hakmarrje të torturës publike. Rast i pandodhur ndonjëherë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha mori në mbrojtje edhe deputetin demokrat Asllan Dogjani, të marrë të pandehur nga SPAK për deklarim të rremë pasurisë. Proces politik e quan kryetari i PD  ndërsa tha se betejë ligjore jashtë territorit shqiptar premton se do ta bëjë dhe për Salianjin 

“Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik. Por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. E tillë është rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet.

 

Në mbledhjen e grupit, Berisha dha përgjigje dha edhe për ish-hotel Dajtin për të cilin nga Kuvendi mazhoranca e akuzoi se e shiti për t’i dhënë pensionistëve gjelin e detit.

“Edhe njëherë, ju lutem shumë, në të gjitha takimet me zgjedhësit, duhet t’ua bëni të qartë se do jenë alfa e programit tonë. Ato amendamente do votohen vitin e parë të qeverisjes sonë. Dhe ishte gjë shumë serioze, një përgatitje shumë serioze që u bë. Sigurisht që nuk do i pranonin dhe argumenti ishte se u kishim dhënë pensionistëve paratë e shitjes së Hotel Dajtit, po kjo na nderon.

Ua kishim dhënë armiqve. Ia shitëm Bankës, i jam mirënjohës Bankës që e bleu, pavarësisht se ata e arrestuan Fullanin në verbëri, pa asnjë fakt për atë blerje, që ishte e tëra ligjore. Po kullë aty nuk do ndërtohej. Nuk mund ta merrnin oligarkët atë. E mori Banka, e ka rikonstruktuar, i ka ruajtur origjinalitetin e vet dhe ajo është ndërtesë që trashëgohet, që tregon se Tirana edhe në vitet ‘40 të shekullit të kaluar ka pasur ndërtim të tillë, e nderon”, tha Berisha.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin