Jo vetëm Edmond Spaho, por edhe ish-deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar protestat e Partisë Demokratike.
Murrizi shkruan se e kishte parashikuar që në janar, datën e protestës më 22 mars, që thirri Sali Berisha vetëm një ditë më parë, kur mblodhi vetëm një grusht militantësh për të protestuar kundër vendimit të PS për të mos dorëzuar Belinda Ballukun dhe madje u tërhoq edhe nga konfrontimi.
Ish-deputeti thotë se nuk mund të ftosh demokratët në protestë, gjithnjë me të njëjtin mashtrim, duke premtuar revolucion dhe më pas i shpërndan sikur i ke punonjës administrate.
“Ky është postimi im në datë 28 janar 2026. A i kam përcaktuar fiks datat e ‘protestave’ apo jo? Nuk mund të ftosh demokratët në çdo “protestë” me të njëjtin stil “mashtrimi” e thirrje për revolucion leshi e pastaj i shpërndan sikur i ke punonjës administrate. Ka disa klloun në kryesi dhe grup parlamentar që i mendojnë si të punësuar protestues apo mitingash demokratët dhe pa u menduar i thërrasin të vijnë për tubim në Tiranë orar pa orar dhe ditë pune duke harruar që ata që vijnë në “protestë” nuk paguhen as në PD as në parlament.
Këtë kam shkruar në 28 janar 2026:
Tani kismet “ protesta” tjetër më datë 20 shkurt pastaj me 22 mars dhe flasim në shtator se më 17 maj e kanë radhën ata të paradës së “krenarëve”. Deri në korrik mbase nuk ka nevojë për protestë tjetër veç 20 shkurtit dhe 22 marsit se ndoshta vete Gysi mund të dorëzohet në SPAK dhe pastaj qeveria bie ngaqë nuk ka kush komandon më Ramën. Kuptohet duke shpresuar që Rama nuk do votohet më në këtë kohë nga deputetët e opozitës se ndryshe shihemi në maj 2029”, shkruan Murrrizi.
Komente











