'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro

Tirane- Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në ‘Studio Live’ Report Tv, ku zbuloi detaje të reja lidhur me arrestimin dhe hetimin e Ish presidentit të Republikës, aktualisht presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në qelinë e paraburgimit të 313-ës. 

Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në për gazetarin Arbër Hitaj atë që e quajti dosje shantazhuese që Berisha i kopsiti Metës në vitin 2009 para se të bënin koalicion  për aferë korruptive me blerjen e një vile në Golem.

Më pas ishte Meta që shantazhoi Berishën në 2015 kur i tha në parlament se nuk jep dorëheqjen dy herë për Shkëlzen Berishën. Që atëherë Berisha nuk ka thënë kurrë asgjë kundër Metës. 

'Në vitin 2009, para se të bëhej qeveria, Berisha ka bërë një dosje shantazhuese për Metën duke vënë në lëvizje disa institucione. ILDKPI ka bërë një hetim në atë kohë të lëvizjeve financiare të Metës ku ka konstatuar se nuk është deklaruar 300 mijë euro shitja e vilës të cilën e kishte e blerë 60 mijë euro. Dhe ka vendosur në lëvizje drejtorinë për parandalimin e pastrimit të parave duke i kërkuar që ta mbante nën monitorim të zgjeruar Ilir Metën.

Dosja e bërë nga institucionet e Berishës. Meqë iu bashkua Berishës disa muaj më pas, dosja mbeti në sirtaret e institucionee ligjzbatuese.  Dosja kishte të bënte me lëvizjet e parave cash. 

Edhe Meta kishte një element shantazhues kur e demonstroi në mars 2015 kur Berisha i kërkoi të jepte dorëheqje, për rastin Cez Dia, Meta i tha nuk jap dy herë dorëheqje për Shkëlzenin dhe deklaroi se kishte një video për Shkëlzenin. Dyshohet se është një video ku Shkëlzen Berisha  bashkë me një personazh tjetër pranë Metës paraqitej vazhdimisht në zyrën e Dritan Priftit për të kërkuar aferë korruptive. Dhe Prifti, sic kishte natyrën e tij, i ka përgjuar si Metën dhe Shkëlzen Berisha. Kjo video kur u zbërthye laptopi i Dritan Priftit për aferën Meta- Prifti  është rekuperuar nga hetuesit dhe ka rënë në duart e Metës dhe Spartak Brahos. Po ta kujtosh në atë kohë, Meta e Brajo kërcënuan Berishën se do e jepnin videon në monitorin e parlamentit. Dhe që atëherë nuk ka një përplasje mes Berishës dhe Metës për shkak të materialeve të ndërsjellta shantazhueshe ndaj njëri tjetrit'

Doçi thotë se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.

Edhe vila e blerë nga Meta në Golem mbetet një rast i pastër afere korruptive.

'Çështja tjetër e vilës, kur Meta e ka blerë në Golem në 2003. 60 mijë dollar dhe në 2020 përfundoi në duart e një analisti, që është pranë Ilir Metës. Janë bërë veprime fiktive me para cash jashtë. Si blerja nga Meta dhe shitja 300 mijë euro dyshohet si veprim fiktiv dhe kalimi nga një biznesmen në një analist pranë Metës dyshohet si aferë korruptive.'

Gazetari Adriatik Doçi zbulon, se mund të ketë arrestime të tjera nga SPAK lidhur me dosje Metamorfoza që implikon edhe politikanë të lartë të mazhorancës.

Nga ana tjetër, Doçi shton se deputeti i PD-së Flamur Noka po hetohet për pasurinë e tij nga Prokuroria e Posaçme. Si një politikan me status pastrehu posedon një pasuri 1 milion euro tek Liqeni.'

Ndiqni të gjitha zhvillimet më poshtë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
'Metamorfoza', Doçi paralajmëron: Do ketë arrestime nga mazhoranca! Flamur Noka në hetim pasuror, nga i pastrehë, posedon pasuri 1 mln euro

 

Gazetari Adriatik Doçi zbulon në 'Studio Live', se mund të ketë arrestime nga SPAK lidhur me dosje Metamorfoza që implikon edhe politikanë të lartë të mazhorancës.

Nga ana tjetër, Doçi shton se deputeti i PD-së Flamur Noka po hetohet për pasurinë e tij nga Prokuroria e Posaçme. 

'Janë sinjalizuar hetime në dy drejtime që mund të finalizohen me arrestime peshqish të mëdhenj. Hetime janë tek një episod tjetër i Metamorfozës, që burimet thonë dhe konfirmojnë, që janë personazhe të rëndësishëm të drejtësisë dhe politikës. Përflitet për një politikan të rëndësishëm të shumicës në pushtet. Jemi në fushën e informacioneve të pakonfirmuar. Edhe në krahun e opozitës kemi disa figura në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, një prej të cilëve është Flamur Noka. Nga një politikan me status pastrehu posedon një pasuri 1 milion euro tek Liqeni.'

Ora 19:14
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë

Gazetari Adriatik Doçi ishte pasditen e sotme në ‘Studio Live’ Report Tv, ku shpjegoi për Arbër Hitajn si ka qenë ecuria me dosjen e Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgimin e 313-ës. Doçi vë në dukje se çifti Meta-Kryemadhi kanë pasur si bankomat nënën e Monikës dhe shoqen e saj, Ema Çoku.

'Kemi patur kohë ta lexojmë dosjen, ëshjte kopsitur. Hetime të natyrës së FBI. Është ndjekur rruga e parave. Skema e korrupsionit është e qartë, kemi një rreth biznesmenësh dhe oligarkë të cilët kanë përfituar nga vendimarrjet abuzive të Kryemadhit dhe Metës në kurriz të parave dhe pasurisë së shqiptarëve.

Ky rreth oligarkësh i ka kthyer reston Metës përmes formave të ndryshme korruptive duke i çuar përfitimet në xhepat e çiftit Meta-Kryemadhi. Si bankomat të parave publike janë përdorur dy zonja, njëra Fatime Kryemadhi, nëna e Monikës, dhe tjetra Ema Çoku, motra e Adrian Shatkut, ku këto para janë depozituar tek këto zonja dhe i kanë kaluar në xhepat e Metës dhe Kryemadhit ku  i financuar vila, apartamente, shërbime estetike dhe veprimtarinë e tyre familjare. SPAK ka faktuar episode korruptive të Ilir Metës, bëhet një fjalë për një pjesë.'

Sa i përket CEZ/DIA, është faktuar sipas Doçit ndikimi i Metës për rritjen e çmimit të energjisë.

'Është çështja CEZ/DIA, ku roli i Metës është faktuar nga SPAK përmes kryqëzimit të dëshmive, dëshmia e ish shefit të CEZ Josef Hejcek, Kastriot Ismailaj dhe kryetarit të LRI në 2005. Përpos është dhe dëshmia e Vojsava Ismailaj dhe ka dëshmuar për raportet me Metën dhe Kryemadhit dhe presionin e Metës për Kastriot Ismailaj për të dhënë para. Është faktuar ndikimi, pyetja se ku buronin këto para, dhe është faktuar se Meta ka ndërhyrë për rritjen e çmimit të energjisë që CEZ. Është një episod i faktuar nga SPAK dhe do konfirmohet nga gjykata.'

Çështje tjetër janë shërbimet estetike, ku një episode janë edhe 85 mijë eurot cash që kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi.

'Episodi tjetër, shërbimet estetike. Mbi 200 mijë euro nga Meta Kryemadhi, nga 2013-2019 edhe 85 mijë euro cash kalonin nga Ema Çoku tek Monika Kryemadhi që shërbenin për shërbime estetike. Paratë buronin nga rrethi i oligarkëve për licenca, marrëdhënie korrupsioni. Në këmbim i jepte vila dhe para cash.'

Skemë korrupsioni u krye edhe me AKEP kur drejtohej nga Pirro Xhixho.

'Është një skemë korrupsioni mes AKEP me në krye Pirro Xhixho i LSI. Në dosje del kur i raporton Krymadhit, si një ushtar. Besoj si Berisha gjatë 2009-2013 dhe Rama në mandatin e parë kanë mbyllur njërin sy përballë aferave korruptive të Metës për shkak të fuqisë së numrave dhe rënies së qeverisë. Besoj se ajo që thotë Rama është gjysmë e vërtetë. Edhe nëse Rama i ka hapur rrugën një afere korruptive ku paratë publikë shkojnë në xhepat e Kryemadhit, kjo nuk e bën më pak përgjegjëse.'

Edhe vila e blerë nga Meta në Golem mbetet një rast i pastër afere korruptive.

'Çështja tjetër e vilës, kur Meta e ka blerë në Golem në 2003. 60 mijë dollar dhe në 2020 përfundoi në duart e një analisti, që është pranë Ilir Metës. Janë bërë veprime fiktive me para cash jashtë. Si blerja nga Meta dhe shitja 300 mijë euro dyshohet si veprim fiktiv dhe kalimi nga një biznesmen në një analist pranë Metës dyshohet si aferë korruptive.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali