Berisha në arrest shtëpie, Oficerët e Policisë Gjyqësore i shkojnë për kontroll, do të bëjnë raport! Shikoni videon

Oficerët e Policisë Gjyqësore ishin sot paradite në banesën e e Sali Berishës për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë caktuar nga GjKKO një javë më parë.

Report Tv sjell pamjet kur Erion Ismaili, Drejtori i krimit ekonomik në Tiranë i cili ishte pjesë kontrollit, shoqëruar nga një efektiv i veshur me uniform policie dhe një grua e veshur civile pasi komunikojnë me truprojen e Berishës shoqërohen për të hyrë në pallat drejt apartamentit ku ndodhet ish kryeministri në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë

Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta.

PAK ua ka lënë detyrë policëve që të trokasin në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo. Nuk ka asnjë orar se kur kryhet kontrolli, ndërkohë që për çdo kontroll, oficeri shënon nëse Berisha është në banesë dhe përgatisin një raport, ku pritet të përfshijnë edhe fjalimet e Berishës nga dritarja, në shkelje të vendimit të gjykatës. 

Ish kryeministri vijon të shkelë vendimin e GJKKO-së që ia ndalon të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre me të cilët bashkëjeton. Berisha nga dritarja e shtëpisë së tij, ku qëndron nën arrest shtëpie i drejtohet militantëve të paktë që mblidhen poshtë pallatit të tij.

Vendimi i GJKKO-së ende nuk është zbardhur i plotë ndërkohë dje ministri I  Brendshëm Taulant Balla e quajti të papranueshme pasi gjatë arrestit në shtëpi janë të gjitha ndalimet si në burg.

Sali Berisha është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/01/2024 02:14

    Kot i lodhni oficeret me keto burokraci,prisni sa te beje ritualin e daljes cdo dite per fjalimin e rradhes ne dritaren e minarese dhe ja ku u vertetua qe aty e keni akoma!

    Përgjigju
  • dritan: 05/01/2024 16:42

    Nuk po kuptohet perse tolerohet kaq shum kur del qarte se Sali NON GRATA shkel ligjin dhe nuk cohet ne burg,preteksi se eshte 80 vjec nuk qendron sepse ne burgjet tona ka dhe 90 vjecare bile ka dhe gra te thyera ne moshe.

    Përgjigju
  • Yyyy: 05/01/2024 15:20

    Ja dhe mullah ramahu__

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 05/01/2024 11:52

    Ky mafiozishurraqsaleh me idiotine staliniste-konuniste-fascists do te krijoj nje pellgaçkë antiamerikane para pallatit ku eshte burgosur....kjo obligon prokurorine e SPAK ta çoje per gjykim nje ore e me pare te marre denimin qe meriton. Gjithashtu oblikon gjykaten te izoloj ne burg dhendrushin e tij duke e larguar nga arresti shtepiak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona