Për ish-deputetin Spartak Braho, mosparaqitja e Sali Berishës në SPAK ditën e sotme, ku do të pyetej për 21 janarin, tregon se Berisha ka frikë. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Braho tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK duhet që ta marrin me forcë.
‘Ai ka frikë që të shkojë në SPAK, ai e di fundin e tij, krijon alibi jo nuk e ka marrë fletëthirrjen, jo s’ka dijeni. Imagjino se çfarë kemi pasur ne në krye të shtetit si president dhe kryeministër. Sali Berisha është monstërm i pandreqshëm, duhet që ta marrin me polici forcërisht si morën Metën. Akuzat për Metën nuk janë të kësaj kategorie, ai akuzohet për krim shtetëror për vrasje, plus edhe të tjera. Një ditë do të shkojë patjetër me hir ose me pahir’, tha ai.
Braho tha se SPAK është i detyruar që ta hetojë 21 janarin, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilësoi krim shtetëror.
‘Kam bindje që sa kohë Gjykata e Strasburgut thotë se kjo çështje duhet hetuar dhe ka të dhëna se ato vrasje cilësohen si krime shtetërore SPAK është i detyruar që ta hetojë, madje mund të them se është shumë i vonuar’, tha ai.
Teksa u ndal tek çështja 'Gërdeci, ish-deputeti theksoi se tek kjo çështje Berisha është i përfshirë me gjithë familjen e tij.
‘Berisha në çështjen e Gërdecit është i përfshirë me të gjithë familjen. Ka akuzër për median por po ndiqet në gjendje të lirë, provat pastaj do ti vblerësoj gjykata nëse ka ose jo faj dhe ajo vendos do të dënohet penalisht ose do të marrë pafajësi’, tha ai.
I pyetur nëse SPAK kontrollohet nga mazhoranca, ai e mohoi këtë.
‘Nuk mund të them se e kontrollon mazhronca sepse drejtes të mazhorancës kanë hedhur shigjeta në drejtrim të SPAK, duke përfshirë edhe kryeministrin. Drejtësia është pushtet me vete ka kush e kontrollon por jo politika’, tha ai.
Komente













21 Janari duhet te jete prioriteti nr1 i SPAK, nese jetonim ne delir! Hetim nga Rama, Doshi, Braho (ky surrat Spartaku) per ngritje, organizim dhe drejtim te organizates kriminale dhe bandes se armatosur te “200 petritave “ Dosho-Frrokjane, e deri tek Berisha, Bashae gjithe Olldashin per bashkepunim e neglizhence totale si shkak I te ciles u vrane 4 te pafaj. Pa harruar ne ate hetim perfaqesuesit e huaj sa te amb Italane e asaj Amerikane qe spiunonin e dezinformonin sa te Edi, e tek Sala. Po kush te hetoje aman, keto mortje spakiste qe ne fakt jane si gjethe ne allatet e politikes e krimit.
Përgjigju