Berisha po vepron me Shtetin sot njësoj si natën e errët të 21 janarit!

Berisha po vepron me Shtetin sot njësoj si natën e errët të 21 janarit!

Sali Berisha dhe ngjarja famëkeqe e 21 janarit 2011

I mbyllur në apartamentin e tij në një nga rrugët më të pasura të Tiranës, Sali Berisha vazhdon të bëjë atë që në mbi 30 vite të karrierës së tij politike ka bërë me shqiptarët: Manipulimin e të vërtetës! Dhe lihet i lirë ta bëjë çdo ditë përmes deputetëve dhe ish-zyrtarëve, si atë natë pas vrasjeve të 21 janarit kur mobilizoi të gjithë Shtetin për të zhdukur gjurmë, pamje, njerëz, dëshmitarë, që do të mund ta çonin tek urdhrat e tij.

Sot bërtet me të madhe se në Shqipëri nuk ka Drejtësi dhe ndoshta, kjo është e vërteta e vetme dhe më e madhe që ai thotë nga dritarja e apartamentit, ndërtuar, e më pas “rrëmbyer” oligarkut të radhës (me të njëjtat metoda ka bërë të tijën edhe zyrën që ai ka në një tjetër kullë luksi në Tiranë edhe vilën në gjirin e Lalzit edhe dhjetëra prona të shpërndarë mes fëmijëve të tij dhe familjarë).

Në Shqipëri nuk ka Drejtësi, pasi Sali Berisha duhet të ishte vënë para saj, jo pak kohë më parë, - pas shpalljes amerikane “non grata”-, por dhjetëra vite më parë, atëherë, në të largëtin 1994, kur ai nisi të bënte trafikun e naftës drejt Malit të Zi e Serbisë me firmën e Partisë Demokratike “Shqiponja”. Sot me siguri e gjithë linja Durrës-Laç-Shkodër e Hani i Hotit nuk e ka harruar përmbytjen me naftë të mjeteve që shkonin drejt Malit të Zi me çdo mënyrë, bidona, kazanë a autobotë. Duheshin vite që të pastrohej Liqeni i Shkodrës e gjithë ato rrugë shqiptare nga njollat dhe era e fortë e karburantit që furnizonte makinerinë ushtarake të Millosheviçit kundër shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës, kur e gjithë bota e kishte vënë nën embargo. Ndërsa sot, nga dritarja, ai shtiret si patrioti mbi patriotët.

Sali Berisha ka të drejtë kur thotë se nuk ka Drejtësi në Shqipëri, pasi, është për të vënë duart në kokë se si njeriu që bëri mashtrimin me firmat piramidale, vjedhet masive të bazave ushtarake dhe armatimin e popullsisë, luftën civile të '97, tentativën e puçit të shtetit të 14 shtatorit '98, tenderat korruptivë pa fund në qeverisjen 2005-2013, masakrën e Gërdecit dhe të 21 janarit, është i lirë të bëjë shantazhe sot ndajt kujtdo, qofshin gazetarë apo njerëz të drejtësisë, që “guxojnë” t’ia përmendin atij dhe medias së tij ato ngjarje të pandëshkuara ende, me fakte dhe dëshmi. Dhe një shantazhues i tillë ka në dorë sot deputetë e ish-zyrtarë me akses nëpër institucione, të cilët i përdor si armë dhe mjete për të marrë informacione dhe për t’i manipuluar direkt në origjinë, direkt nga zyrat që janë pronë e Shtetit dhe e qytetarëve. Tamam siç bëri natën e 21 janarit 2011 dhe ditët që erdhën më pas me të gjitha provat në kryeministri dhe presionet ndaj hetuesve të ngjarjes, gazetarëve, viktimave dhe familjarëve të të vrarëve.

Përmend duke bërtitur gati çdo ditë fjalën narkoshtet, mafie, drogë pikërisht ai që krijoi Lazaratin dhe i dha lirinë e plotë trafikantëve të qëllojnë me armë edhe helikopterët e Guardia di Finanza-s e të sulmonte më kundërakuza gazetarët që thjesht denoncuan kultivimin e kanabisit në atë qytet.  

Vrasje

Korrupsion

Shantazh

Kërcënim

Gjobvënie

Rrëmbim pronash

Media të blera

Marrje pronash personale në këmbim të tenderave dhe favoreve publike

Në të vërtetë, këto veprime dhe akuza, për kë janë të bindur shqiptarët se i ka aplikuar gjatë gjithë jetës, për vete apo për kundërshtarët e tij?

Ka të drejtë Sali Berisha kur thotë se në Shqipëri nuk ka Drejtësi. Kush më mirë se ai e di këtë, meqë personalisht e familjarisht punoi i palodhur të mbushte Universitete e zyra të drejtësisë me njerëz që iu betuan për besnikëri.

Edhe narkotrafikantët më të egër të planetit do t’ja kishin zili këtë akses të pakufijtë me Shtetin, përdorimin e tij për vetëmbrojtje, si kur ishte në pushtet, si tani që është në opozitë. Ai po bën sot, atë që ka ditur të bëjë gjithmonë.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?