STRASBURG- Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte në Strasburg, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Siç tashmë e ka bërë rrugë, ish-kryeministri përdor çdo forum ndërkombëtar për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për ta trajtuar atë si një narkoshtet.
Ndonëse në Strasburg ka shkuar privatisht dhe jo si pjesë e delegacionit, në të cilin PD përfaqësohet nga Albana Vokshi, kreu i PD ka arritur që të gjejë një hapësirë për të mbajtur fjalim në një prej sesioneve të Asamblesë Parlamentare. Por, jo gjithçka i ka shkuar siç e ka menduar, pasi Berisha është përballur me një incident.
Kreu i PD duket tejet entuziast teksa ka marrë fjalën dhe po ripërsërit akuzat para ndërkombëtarëve për Shqipërinë narko-shtet, duke thënë se 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelet më të fuqishëm të drogës. Berisha akuzoi “narkoshtetin” për deformimin e procesit zgjedhor, ndërsa Ramën e quajti “Ramaduro”, duke thënë se ka penguar veprimet e SPAK për rastin e Belinda Ballukut.
Drejtuesja e seancës nuk e ka lejuar që të vijojë me akuzat për Shqipërinë, të cilat ishin jashtë rendit të ditës, dhe siç shihet edhe në videon që sjell Report Tv, ajo i ka ndërprerë fjalën.
Në këtë moment, deputetja Albana Vokshi “shtanget” ndërsa Sali Berisha vijon të flasë me mikrofonin e fikur. Ndonëse drejtuesja e seancës i kujton që mikrofoni është i fikur dhe nuk ka më përkthim, Berisha përpiqet ta vazhdojë fjalën e tij, por pa sukses, pasi presidentja ia kalon një tjetër diskutuesi.
“Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.
Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.
Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij”,- tha Berisha.
“Faleminderit, mikrofoni është i fikur kështu që nuk ka përkthim. Faleminderit shumë”, tha drejtuesja e seancës pasi i fiku mikrofonin.
Këtë moment, vetë Berisha e ka fshehur nga rrjetet e tij sociale. Kreu i PD e publikoi fjalën e tij në Facebook, por momentin që i fikën mikrofonin e ka fshirë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postuar videon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ku kryetarit të PD-së Sali Berisha, i është fikur mikrofoni.
Drejtuesja e seancës mbyll mikrofonin teksa Berisha akuzonte se Shqipëria është kthyer në një narkoshtet.
Balla shkruan se Berisha është mësuar në Kuvendin e Shqipërisë që vjell vrer pa fund, ndërsa në KiE koha është strikt. Të njëjtat rregulla, shkruan Balla, do të integrohen dhe në parlamentin tonë.
Ndërkohë Balla nuk e anashkaloi faktin që Berisha ka shkuar në KiE duke i marrë vendin Albana Vokshit.
“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1-2 minuta. Shikojeni si ja ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Nuk po komentoj edhe faktin që ka shkuar atje fshehurazi. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. E paimagjinueshme në Europë diskutime 10 minuta”, shkruan Balla në postimin e tij.
Komente












Rama po na grabit, po na shpopullon, po na ben servil ne sy te botes, ju masturboheni online me video te tilla. Bravo Berisha….nuk e ndal betejen politike pamvarsisht indiferentizmit dhe gjumit letergjik qe ka perfshire kete popull. Ju patronazhiste vazhdoni masturbimin, motra ndersa Tao me Motren vazhdojne grabitjen
PërgjigjuGjithe bota demokratike po thote qe ky perbindesh eshte NON GRATA, as duan ta degjojne as ta shohin. Ka hyre si hajdut ne ate forum te nderuar vetem per te vjelle vrer kunder vendit te tij... dhe ju thoni bravo berisha!? Ti, dhe ata si ti jeni FATKEQESIA me e madhe e kombit shqiptar, sepse mbani ne kembe monstra, sic u be me Enverin po ndodh edhe me saliun... dumbabistet i mbajne ne jete... dhe as e kuptoni te keqen qe u beni edhe femijeve tuaj... turp!
NUK THONE KOT ME MOSHE TE IKEN DHE MENDJA.....PER TE BERE NJE GJE TE MIRE NE SHQIPERI NUK BERE..TE PAKTEN IK ME NDER..DHE LERJA PARTINE NDONJE TE RIU.....NUK BEHEN DASMAT ME PLEQ..DUAN TE RININE....
PërgjigjuMedemek Salen e dhjene mu ne goje
Përgjigjuore idiot e tradhetar i ndyre,ato kane cdo informacion se kush je ti mer rryp plak…i akuzuar dhe non grada pee korrupsion madhor e i implikuar ne krime shteterore,or pizeveng plak. Na felliqe tu shofte fara,kush e reuan atje per ty?per ty s‘e reuan as familja jote qe te le leshuar si qen i terbuar.
PërgjigjuKy turperon edhe vet turpin!
PërgjigjuTurpi i kombit. AI duhet ndaluar ne kufi et te mos lihet te dali jashte vendit. Shiheni si flet pa leje, me mikrofon te fikur. Eshte mesuar ne Parlamentin shqiptar. Vetem Ndoka e Noka me idjoten Hoti i mungojne qe te kacafyten me drejtuesen. Turp per demokratet.Po nuk larguat kancerin Berisha, asnjehere s'do kete paqe ne ate parti.
PërgjigjuAi te verteten po thote pavaresisht se nuk duhet ta monopolizoje denoncimin e se vertetes dhe te jsoi shembullin e tij duke I hapur rrugen brezit te ri. Ma humbur kredibilitetin si individ dhe e verteta qe ndan nuk meret me seriozisht.. per te ardhur keq..
Përgjigjuhahahahahahahahaha sa kom qesh. reofsh per humorin salush hahahahahaahahahah or idiot i rregjur ke ik pa ftese e kujton se po flet ke parlamenti shqiptar me jozefinen ulur? Sinte mban ky dhe dhe aho familje qe ke?
PërgjigjuSa mirë, tani do kthehen te gjithë shqiptaret, do kemi spitale e shkolla me te mira. Shpresojmë ta bllokojne përsëri Salen qe te kemi dhe pak ajer te paster se po na mbyt kanceri.
Përgjigju