Berisha sulmon Celibashin: Me urdhër të Ramës refuzoi përfaqësuesin tonë në KQZ dhe pranoi atë të Peng Bashës! Asnjë manovër s’na pengon në fitoren më 6 mars

Sali Berisha

Sali Berisha

Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha ka reaguar pas refuzimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri një ditë më parë përfaqësuesve të tij, duke pranuar vetëm përfaqësuesit e PD zyrtare në mbledhje. Në një reagim zyrtar, Berisha akuzon Kryekomisionerin Ilirjan Celibashi se pranoi me urdhër partiak nga Edi Rama vetëm përfaqësuesit e Lulzim Bashës. Ky veprim, sipas mbështetësve të Berishës, është një akt antiligjor që dëshmon edhe më tej qëndrimin monist kundër pluralizmit politik.

‘Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një! Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit. Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik. Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.’- shkruan Komisioni i Rithemelimit.

Berisha dhe grupi i tij kanë paralajmëruar se do të garojnë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 6 marsit, por ende nuk kanë bërë publike mënyrën sesi, kur nuk figurojnë si parti e regjistruar dhe kur gjykata ende nuk ka thënë fjalën e saj. Një ditë më parë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, nuk njohu Ivi Kason si përfaqësues ligjor të PD-së në KQZ.

"Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale. Ai që është përfaqësues ligjor i saj ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së në lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu", tha Celibashi duke ju drejtuar Ivi Kasos.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/01/2022 02:20

    O,Berishe e dime qe je mesuar vete shkop e vete zot,por te pakten nje here te vetme ne jeten tende,pyet nje avokat,pyet kush ka te drejte,ti apo KQZ,pyet si mund te hysh ne zgjedhje ne menyre te ligjshme dhe mos lesho deklarata te tilla,se bota do te mendojne qe je ose diktator,ose injorant ne fushen e ligjeve.

    Përgjigju
  • Viçidoli: 23/01/2022 18:31

    Ky Salehi ju thotë shqiptarve,"o budallenj,o budallenj" më dogjoni mu ju,ju them unë ju,se unë jam ligji,unë jam partia,unë jam qeveria,unë jam kushtetuta,,unë jam Shqipëria,po sjam unë nuk ekzistoni as ju dhe as Shqipëria o budallenj.Kështu ka folur e ka vepruar tash 30 vjet ky kanceri i Shqipërisë qe si psikopat i lindur vetëm zi dhe gjak i ka shkaktuar këtij kombi.

    Përgjigju
  • Ylviu: 23/01/2022 17:07

    Ne nje dege trendafili kendon sala dhe bilbili bilbilit ti japim haken kurse sala tna haje kaken.

    Përgjigju
  • Den: 23/01/2022 16:00

    E pa pare Vajti 77 vjeç dhe rrugaç mbeti Fjalor tipik i atyre te rrugeve analfabete.Geni eshte gje e madhe,e ka thene dhe Darvini dhe do shume kohe qe qenjet e gjalla te evoluojne,pra duhet te presim disa shekuj qe keta tipa te behen njerez

    Përgjigju
  • Antishteti: 23/01/2022 15:26

    Kafsha eshte mesuar qe ligjet ti bej vete si i mendon, kuptohet kur eshte ne pushtet, nuk ka njohur ne jeten e tij institucione. Por rri rehat se ti me gjithe ata qe ushqyer me para dhe mjeranet qe te ndjekin, nuk do vini me kurre ne pushtet, as Basha vec po qe de i fal Rama ndonje gje!

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 23/01/2022 15:01

    O plak budalla! Po asnjë ligj nuk pranoke ti more gomar!?? Nuk je regjistruar gjëkundi o psikopat,nuk të njeh asnjë zyrë e këtij shtetit tonë të dobët,nuk të njeh asnjë forum ndërkombëtar o idiot.. Si do të pranojnë ty mo, i paregjistruar në Gjykatë,pa vulë,pa buxhet( të njohur nga shteti ë- se kështu para prostitute ke plot ti!).. Po nesër mund të regjistrohet për zgjedhje çdo burgaxhi apo çmëndak nga spitali... Po si ka mundësi o Zot,që ti mban titull shkencor,ke qenë President,ke qenë Kryeministër!??? Ti nuk duhesh dënuar si i korruptuar,po si Mashtruesi kombëtar! Fëlliqsirë pa turp...

    Përgjigju
    • Pjeter: 23/01/2022 17:02

      Pse nuk e di ai kete? E di shkelqyshem por e ka per idiotet qe e ndiekin nga pas,ata i hane keto,besojne me te vertet qe Celibashin nuk e le Rama e jo ligji,e ka thene Sali beu dhe kjo eshte e verteta,ne fund te fundit nuk eshte se duhet shume tu mbushesh mendjen shtazave qe popullojne foltoret.

  • Ccc: 23/01/2022 13:57

    Ik i legen muti.

    Përgjigju
  • KODOSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/01/2022 13:13

    Ore çfar lloi populli paska qen Shqiptari që e lën akoma të mari frym ktë lloi krimineli hajdut si Sali Bajgën. Ky qen i zgjebosur duhet të ripet i gjall.

    Përgjigju
    • Ceco me bixhak: 23/01/2022 15:17

      Gati e kam bixhakun per te rjepur Sali hakene.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

26 vjet nga zgjedhjet e 26 Majit 1996, 7 dëshmi tronditëse për krimet e pandëshkuara të pushtetit të Berishës! Dhunë, prita, rrëmbime dhe urdhra për eliminime fizike