Dënimi i Salianjit, Berisha thyen masën arrest shtëpie, thërret në shtëpi 5 deputetët e PD! Shikoni momentin kur Bardhi, Noka e të tjerët dalin nga pallati (VIDEO)

Një grup deputetësh të opozitës janë parë sot teksa kanë dalë nga pallati ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit 2023 dhe i marrë i pandehur tashmë nga SPAK për “korrupsion pasiv” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Grupi i Partisë Demokratike është parë teksa dilnin nga godina, kurse makinat ishin të parkuara në rrugicë. Mes atyre që u panë ishin kreu i grupit Gazment Bardhi, deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi.

Takimi i tyre qartazi është bërë pas zhvillimeve më të fundit dhe dënimit me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, teksa Apeli i Tiranës la në fuqi vendimin e shkallës së parë, për kallëzim të rremë, në lidhje me dosjen "Babale".

Sipas Kodit të Procedurës Penale takimi i një personi nën arrest shtëpiak me persona të tjerë është i ndaluar pa lejen e Prokurorisë dhe Gjykatës.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha e thyen urdhrin e SPAK dhe GJKKO, teka edhe më parë ka marrë takime me përfaqësues të tjerë, përfshi edhe të huaj, por asnjëherë nuk është proceduar për këto shkelje shtesë.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/09/2024 02:08

    /..Pa kur t'i shohesh dervene-dervene.Ne vend te pushkeve gota dhe ene.Jaka te ngrira,bastun,ombrella,pantofla,guante,pizham,kapella.Te gjithe te pushkes,te gjithe te malit,tani qe i rane patkonjte kalit.../-Shefqet Musaraj-(E.B.K)

    Përgjigju
  • Sifi: 27/09/2024 19:26

    Nuk eshte nje veprim i thjeshte po kerkon te injoroj gjykaten.Por fajtire Jane dhe deputetet qe i shkojne ne shtepi . Gjykata duhet te veproj se ky nuk eshte burre por frikacak

    Përgjigju
  • po ca thu: 27/09/2024 15:13

    po ky ka nje vit qe e thyen urdherin e gjykates pa asnje problem ... ketu ligji seshte i barabarte per te gjithe.... po te kishte qene ndonje popull i thjeshte do ta kishte shqyer spaku jo marre zvarre po shqyer nga rrobat per ne burg... prandaj eshte te ikesh naten nga ky vend

    Përgjigju
  • Fatmir Çime Çafai: 27/09/2024 15:06

    Ore a ka drejtēsi Shqipria ? ? ? Po çfar bēhet me ktē kriminelin hajdut Sali gogolin. Po ky ka kaluar çdo kufi njērzor e çdo regull shoqēror. Po pse s'burgoset ky qen i zgjebosur.

    Përgjigju
  • XXX: 27/09/2024 13:37

    Futeni dhe Salen brenda, raseni me Salianjin ne një qeli, se nuk marin vesh kafshet ndryshe

    Përgjigju
    • V.F L.P: 27/09/2024 14:05

      Saliu mori perpara 300 miljon amerikan ..keta te spakut I ze me pllemba sala o shoku komunist xxx.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane