SPAK merr të pandehur Berishën, vjen reagimi i parë nga PS! Petro Koçi: Të bëhet burrë, të mos i arratiset përgjegjësisë! Po paguan bëmat e fëmijëve dhe dhëndrit

SPAK merr të pandehur Berishën, vjen reagimi i parë nga PS! Petro Koçi: Të bëhet burrë, të mos i arratiset përgjegjësisë! Po paguan bëmat e fëmijëve dhe dhëndrit

Deputeti i PS, Petro Koçi

‘Berisha të bëhet burrë, të mos i arratiset përgjegjësisë’. Kështu është shprehur deputeti i PS Petro Koçi, i cili ka reaguar ditën e sotme pasi ish-kryeministri Sali Berisha u mor sot i pandehur nga SPAK për aferën ‘Partizani’.

Ai theksoi se Berisha po paguan për bëmat e fëmijëve dhe dhëndrit të tij.

“Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Për një çështje që në bëmat e tij zë një vend të vockël. Publiku do mirëpriste hetimin serioz e të plotë për çështje më të rënda ku bën pjesë edhe vrasja shtetërore në bulevard e 4 protestuesve te opozites socialiste. Gjithësesi ditën e sotme mund ta deklarojmë si ditën kur në këtë Republikën me SPAK flet drejtësia dhe shteti ligjor.

Është ditë që dëshmon se pandëshkueshmëria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë. Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partisë Demokratike po paguan bëmat për të cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS  as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makuterua e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit të tij për tu pasuruar.  E ftoj Berishën të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjesisë me retorikë politike", shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 11/09/2024 15:05

    Berisha po paguan ato qe ka bere vete,ka vjedh,ka shkatërruar,ka vrare,po te ishte ne rregull ai mos te abuzonte me pushtetin tash 30 vjet,edhe femijet do te ishin ne rregull,duhet te hapen te gjitha dosjet e te marre dënimin e merituar

    Përgjigju
  • Qytetari: 11/09/2024 14:58

    Saliu seshte burre. Burre eshte Ahmetaj. Ai si ben bisht pergjegjesise

    Përgjigju
  • Populli: 11/09/2024 14:54

    Po pse o Petro Koci pak ka bere ai kriminel qe paguan per femijet.Jo more mik jo atij krimineli duhet ti fshihet njeher e pergjithmon emri nga faqja e dheut.Urojme ky te jete vetem fillimi megjithese se besojme qe ai do ti paguaj nje per nje te gjitha cka bere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Hiqej si zyrtar dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 57-vjeçari! I mori 3 mln lekë nëpërmjet mashtrimit një biznesi

Lezhë/ Hiqej si zyrtar dhe u merrte para bizneseve, arrestohet 57-vjeçari! I mori 3 mln lekë nëpërmjet mashtrimit një biznesi