'Berisha u provua që është humbës serial', Dritan Hila: Ça do bëjë ai?! Spitalet në kohën e tij ishin në ditën më të zezë! Universitetet kishin emra qesharak

Aksioni i opozitës me molotov dhe djegie karrigesh duket se është në një rrugë pa kthim. Analisti Dritan Hila shprehet në ‘Sot Live në Shqipëri’ se opozita nuk po e di se ku po shkon. Sipas tij gjuha e Berishës është e ngjashme me të komunistëve vite të shkuara.

'Mendoj se opozita nuk e ka të qartë se ku do të shkoj. Është me një mungesë të tmerrshme idesh që reflektohet nga njeriu në kat të tetë. I ka mbetur gjuha komuniste, revolucione, përmbytje. Një gjuhë që iu neverit edhe komunistëve në vitet 80. Këtë e reflekton dhe opozita që ka mungesë të tmerrshme individualitetesh.'

Berisha, thekson Hila për Nertil Agalliun, është një humbës serial që gjen gjithnjë justifikim.

'Kryetari i bën kilometrat në tarracë, komunikimet i bën në kamera me partinë. Nuk po e vuan se ka kryetarin të burgosur. Edhe përpara kësaj nuk kishte ndonjë ide. Unë kënaqem kur dëgjoj Dash Shehi. Ka ide, program, ka qasje. Një ide e mirë, vjen nga pakica. Dhe Berisha u provua që është humbës serial. Përveç 92 ka fituar gjithnjë me makinacione. Berisha nuk ka fituar ndonjë herë, gjen gjithnjë justifikimin. Harron që partia që ka përballë është partia që ka më shumë vota. Nëse e thith elektoratin gri mund të fitoj. Por nuk e pranon mendimin ndryshe. I pëlqen të përballet ballë përballë. Përballë ka Ramën, që ka më shumë ide se Berisha. Flasin gjithë ditën qeveri e drogës, kur sasia më e madhe e drogës është kapur në qeverinë socialiste.'

Sa i përket akuzave të PD-së për korrupsion, Hila vijon më tej duke renditur vjedhjet në punët publike të qeverisë Berisha.

'Rruga e Kombit është këtu 20 vjet më parë, ishte 20 milion euro për kilometër. Nga 120 km u bë 60 km. Ti lëmë broçkullat jo hajdutët e vrasësit. Këta kanë medalje në vrasje. Kush dëgjon më përrallat e Berishës. Nuk mund të rrijë 30 e kusur vjet në një person.'

Hila nuk e sheh shpresën për ndryshim as tek partitë e reja pasi kanë të njëjtën retorikë me opozitën.

'Berisha nuk ka numra për mosbindje civile. Është bërë në 91, ku vendi shkoi gati në përplasje civile. Kë do bllokoj Berisha, kafenetë në Shqipëri. Pronarët e kafeneve nuk e mbyllin 1 orë për Berishën. Do djegin do lodhen do mërziten. Duhet të tregosh shqiptarëve çfarë bën më mirë. Edhe partiçkat e reja nuk kanë ide. Sot Shqipëria është vendi më i sigurt. Këtë e tregojnë turistët kur vinë. Nëse ti shkon në Bari, nëse të shohin me targa të huaja të marrin çantën. Nuk po flas të futesh në lagje ku nuk futesh dot.'

Arsimin apo shëndetësinë nuk i përmirëson dot Berisha, shton Hila, pasi ai i la në ditën më të zezë.

'Ça do bëjë Berisha? I kishte lënë spitalet në ditën e zezë. Është përmirësuar goxha shërbimi me ilaçe dhe shërbimi hotelier. Ka probleme me drejtues që duhet të jenë më të fokusuar në punën  e tyre. Arsimin qeveria e Berishës i dha licensat e universiteteve si farat e kungullit. Kishte universitetet me emra qesharak, Vitrina, Kristali, europiani.'

Sipas tij kushdo që ka qenë në pushtet duhet hetuar aq më tepër Berisha me Metën.

'Kap çdo njeri dhe pyete a duhet të hetohet Meta. Njeri i përfolur pafundësisht për korrupsion. Janë dhe dokumente. Kush qeveris në Shqipëri duhet të jetë në hetim. Edhe Rama duhet të jetë në hetim. E pafalshme që një vend që ka marrë vetëm miliarda nga emigracioni, ku kanë shkuar. ku ka shkuar rritja e GDP çdo vit. Është reflektuar tani mezi po bëhen rrugët. Ore fajin këtu e ka edhe Enver Hoxha, edhe otomanët. Si nuk e ka fajin Berisha? Të qëllonin badigardët e Berishës. U vranë në Gërdec. U vranë në bulevard 4 njerëz aty. U vra tjetri në zgjedhje. jeta e njeriut kur flitet për Berishën nuk ka çmim?'

'Janë lule mos më prek këta? Njerëz që kanë përgjegjësi që Shqipëria është e fundit e rajonit.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës