‘Besra’ dhe ‘Andrino’, 2 mrekullitë që shenjtëruan Nënë Terezën

Shërimi i Monika Besra-s në Bengal të Indisë, ishte mrekullia e parë që çoi në lumturimin e murgeshës shqiptare Nënë Tereza. Besra mezi ecte, në një kohë kur murgeshat, e ndihmuan atë në një dhomë të vogël lutjeje në 1998. Ajo pa një foto të Terezës dhe befas ndjeu një “dritë verbuese” që dilte nga portreti, dritë që dhe i përshkoi trupin e saj.  Murgeshat i vendosën një medalje fetare në barkun e saj, të fryrë nga një tumor, dhe u lutën mbi Besra-n. 1 orë më vonë kur u zgjua, ajo thoshte se trupi i saj ndihej më i lehtë dhe tumori në dukje ishte zhdukur. 

Në vitin 2002, Vatikani certifikoi rastin e Besra-s si një “mrekulli”, momenti i parë historik në udhëtimin drejt shenjtërimit për Nënë Terezën e Kalkutës. Që Kisha Katolike të shpallë dikë shenjtor kërkon një hetim mbi jetën, besimin dhe veprat e mira të atij personi që mund të zgjasë me vite. Duhet të njihen dy “mrekullitë” që i besohen lutjeve për shenjtorin e mundshëm, njëra para ritit të lumturimit, faza e parafundit e procesit, e dyta para shenjtërimit.  Nënë Tereza, e cila lindi në Shkup, shkoi  në Indi si murgeshë e re dhe filloi të punonte me të varfrit në lagjet përreth Kalkutës. Ajo vazhdoi me themelimin e një urdhri fetar e përhapur në 130 vende të botës dhe në 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

Vatikani më vonë ia njohu Nënë Terezës mrekullinë e dytë kur një brazilian, u shërua nga një infeksion bakterial i trurit, pasi gruaja e tij iu lut murgeshës. Sipas të dhënave zyrtare, Andrino ishte në koma dhe po vdiste më 9 dhjetor të vitit 2008. Operacioni ishte në orën 18:10. por anestezisti nuk mundi ta intubonte menjëherë. Kur kirurgu mbërriti gjysmë orë më vonë, ai “e gjeti pacientin zgjuar dhe pa dhimbje”, sipas postulatorit të kauzës së Nënë Terezës.

Fernanda ishte lutur për ndërmjetësimin e Nënë Terezës për gjysmë ore kur burri i saj supozohej të ishte në operacion.  Me dy mrekulli të miratuara, Papa Françesku e shpalli shenjtore Nënë Terezën më 4 shtator të vitit 2016, vetëm një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj. Në meshën për të, Françesku predikoi: “Për Nënë Terezën, mëshira ishte ‘kripa’ që i jepte shije punës së saj, ishte ‘drita’ që shkëlqeu në errësirën e shumë njerëzve që nuk kishin më lot për të derdhur për varfërinë dhe vuajtjen e tyre”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha thërret mbledhje me vartësit, hyn në fuqi ligji për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë! Ja kushtet dhe kriteret (I PLOTË)

Ministri Hoxha thërret mbledhje me vartësit, hyn në fuqi ligji për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë! Ja kushtet dhe kriteret (I PLOTË)