Biblioteka njofton eskpozitën për
Trebeshinën: Ja veprat që kemi

Biblioteka njofton eskpozitën për<br />Trebeshinën: Ja veprat që kemi<br>
Në homazh dhe nderim kushtuar prozatorit Kasëm Trebeshina, i cili u nda nga jeta në moshën 91- vjeçare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë njofton se do të çelë më datë 7 nëntor, ekspozitën “Kasëm Trebeshina (1926-2017)”. Në njoftimin zyrtar të institucionit bëhet edhe një udhëpërshkrim i krijimtasrisë së tij letrare.

Krijimtaria e botuar të Kasëm Trebeshinës zë fill në 1953 me botimin e dramës historike “Kruja e çliruar” dhe më pas në vitin 1961 poemën “Artani dhe Minja ose hijet e fundit e maleve”, dy vepra këto të cilat ruhen në fondin e arkivës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Krahas tyre janë edhe veprat e tjera të shkrimtarit, të cilat janë botuar pas gati 40 vjetësh nga vepra e parë, si “Legjenda e asaj që iku” (1992) “Qezari niset për luftë” (1993), “Rruga e Golgotës: një përrallë dimri” (1993), “Mekami : melodi turke” (1994), “Lirika dhe satira : shfletim i paqëllimtë kujtimesh” (1994), “Historia e atyre që s'janë : komedi tragjike” (1995), “Endrra dhe hije” (1996), “Hijet e shekujve” (1996), “Nata para apokalipsit : triptik” (1999), “Ku bie Iliria?” (2000), “Kënga shqiptare – 5 vëllime” (2001) dhe “Më përtej kohërave” (2004). E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, vepra e Kasëm Trebeshinës, në një pjesë të saj ka mbetur ende e pabotuar, përbën një nga zërat më interesantë të letërsisë shqipe të pas luftës.

Me kujdes të veçantë në fondin e vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare ruhet edhe dorëshkrimi i shkrimtarit “Historia dhe njerëzit e saj : bisedë në mbrëmje vonë” në të cilën Trebeshina, përmes një proze politike, ka shpalosur pikëpamjet e tij politike e shoqërore, shkruar në Ankara në vitin 1997.

Krahas krijimtarisë letrare, një vend të veçantë zënë edhe studimet e shumta mbi veprën letrare të Trebeshinës, por edhe mbi jetën e tij të trazuar, në gjuhën shqipe ose të huaj, si “Dosja Trebeshina dhe prapaskenat e lidhjes” (2006); “Trebeshiniana : studime, artikuj, ese” (1998); “Allori secchi = Dafina të thara : romani i jetës sime” nga studiuesi Edmond Çali botuar në Romë në vitin 2007; “Trebeshina, një jetë para gjyqit” nga gazetari Nuri Dragoj (2007); “Albanian” dhe “Kasem Trebeshina, prophet” (1992) nga albanologu dhe studiuesi Robert Elsie; “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe” (2005) i studiuesit Behar Gjoka; “Miti i Metamorfozës në prozën e Mitrush Kutelit, Ismail Kadaresë, Kasem Trebeshinës” nga Elvira Lumi (2006), “Intervistë me Kasëm Trebeshinën” nga prof. Edmond Çali (2006), “Disidentët e rremë” i studiuesit Sadik Bejko (2007), “Shkolla e disidencës dhe Trebeshina” nga Gjovalin Kola (2012), “Veçori të poetikës në prozën romanore të Kasëm Trebeshinës” nga prof. Anila Mullahi (2013) si dhe “Disidenca në letërsinë e realizmit socialist shqiptar : Kasëm Trebeshina, Zef Pllumi dhe Ismail Kadare” me autor prof. Edmond Çali (2015).

Kasëm Trebeshina lindi në qytetin e Beratit më 8 gusht 1926. Ndërpreu mësimet në shkollën Normale të Elbasanit për t’iu bashkuar Luftës Nacional-Çlirimtare. Ai filloi studimet e larta në Institutin e teatrit “Ostrovski” në Leningrad, por nuk i përfundoi ato. Kundërshtimi i vazhdueshëm i drejtimit që synohej t’i jepej letërsisë dhe arteve gjatë viteve të regjimit e çuan Trebeshinën më se njëherë në burg, si edhe i hoqën të drejtën e botimit. Veprat e tij nisën të botohen pas viteve ’90.

[gallery]24576[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot