Bie inflacioni në 2.1%, niveli më i ulët nga 2021, por ushqimet vetëm shtrenjtohen

TIRANE-  Inflacioni në muajin prill ka rënë në 2.1%, nga 4.6% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej vitit 2021, kur nisi efektet e para edhe kriza e çmimeve.

Por teksa inflacioni bie, shporta e ushqimeve vetëm shtrenjtohet. Sipas raportit të INSTAT, vetëm në muajin e kaluar ushqimet kanë kontribuar me 0.52% në rritjen e inflacionit.

Ndërsa në raport me prillin e vitit të kaluar ushqimet janë shtrenjtuar me 1.5%, dhe brenda këtij grupi në raport thuhet se rritja më e madhe e çmimeve ishte tek zarzavatet me 5.5%, ndjekur nga nëngrupet e peshkut me 5.2%, mjalti e ëmbëlsirat me 4.1% dhe produktet e qumështit, djathi e vezët me rritje 3.6%.

Në muajin e kaluar janë shtrenjtuar edhe qiratë, me 2.3% thuhet në raport, ndërkohë që rritjes së çmimeve nuk i ka shpëtuar asnjë kategori malli apo shërbimi, nga argëtimi, tek mobilimi i shtëpisë, hotelet, shërbimet arsimore e deri te shëndeti e transporti.

Ngadalësimi i inflacionit vjen edhe si pasojë e rënies së çmimeve të mallrave në tregjet e huaja, por edhe për shkak të zhvlerësimit të valutave.

Por edhe pse inflacioni është më poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3% për disa muaj, banka gjykon se është ende herët për të ulur normën bazë të interesit që aktualisht është 3.25%.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sindi: 08/05/2024 17:12

    Dollari bie gjithashtu edhe euro,cmimet rriten,gruri blihet me 40 % me lire buka vazhdon e shtrenjte.....kush eshte fajtori....po qeveria cfar ben...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare