Bie pista angleze, Franck Ribery një hap larg Fiorentinës

Bie pista angleze, Franck Ribery një hap larg Fiorentinës

Ish- futbollisti i Bayern Mynih Franck Ribery

E ardhmja e 36- vjeçarit francez, Franck Ribery duket se do të jetë në Itali. Pasi i përfundoi kontrata me Bayern Mynih verë, u përfol fillimisht se Ribery do të kalonte në Angli tek Everton si një transfer i lirë. 

Mediat gjermane tashmë e bëjnë fakt të kryer se 36- vjeçari është pak larg transferimit tek ekipi nga Firence. Gjithsesi dëshirën e shpreh hapur edhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade i cili u shpreh se do të dëshironte që francezi të nënshkruante por problem është konkurrenca. 

Fiorentina dhe Everton janë dy ekipet të cilat kanë shprehur seriozisht transferimin e Franck Ribery. Ai luajti 12 vite tek Bayern ku fitoi 23 trofe, mes tyre një Champions League. Fiorentina nga ana tjetër është një ekip konkurrues në Seria A, edhe pse vitin e kaluar ishte vetëm 3 pikë nga rënia një kategori më poshtë. 

Vjolët përfunduan në vendin e 16 sezonin e kaluar, por këtë vit ata janë fuqizuar me një teknik si Vincezo Montella apo lojtarë si Kevin- Prince Boatenga apo Milan Badelj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg