Bie vendimi i Fatmira Hajdarit
"Ben Qimja" mbetet në qeli
Arben Isufaj do vijojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor për miratimin ose jo të kërkesës së ekstradimit në Itali.
TIRANE- Arben Isufaj do vijojë të qëndrojë në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor për miratimin ose jo të kërkesës së ekstradimit në Itali. Vendimi për lënin në burg të Isufajt, i cili njihet ndryshe me nofkën “
Ben Qimja” është marrë gjatë seancës së djeshme nga gjyqtari Neritan Cena, i cili pranoi kërkesën e prokurorit të Tiranës, për ndryshimin e masës së sigurisë të të arrestuarit, pasi kishte mbërritur nga Italia kërkesa për ekstradimin e të ndaluarit.
Nga ana tjetër avokati Ardian Visha, ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit, duke pohuar se nuk ishte e mbështetur në ligj, për shkak se disa ditë më parë Gjykata e Apelit, kishte vendosur një masë sigurimi për Arben Isufaj dhe nisur nga kjo situatë nuk mundet që ky vendim të mos ketë efekt juridik, duke u rrëzuar nga një vendim i një gjykate të një niveli më të ulët. Mirëpo pavarësisht pretendimeve nga mbrojtja, gjyqtari Neritan Cena, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën e arrestit në burg për biznesmenin Arben Isufaj.
EkstradimiNë një kohë kur gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, disa orë më pas në gjykatën e Tiranës është hapur dhe procesi gjyqësor për çështjen e ekstradimit të Isufajt në Itali. Avokati mbrojtës, i kërkoi gjyqtares Fatime Decolli 7 ditë afat për t’u njohur me dosjen e ardhur nga Italia, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Sipas burimeve të prokurorisë, dosja penale bën fjalë për aktivitetin kriminal që Ben Qimja ka pasur në Itali, ku ka trafikuar drogë dhe ka qënë pjesë e një organizate kriminale. Sipas akuzës momentalisht Arben Isufaj është në fazën e gjykimit në shkallën e parë, dhe se drejtësia italiane kishte lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Momentalisht biznesmeni Arben Isufaj, nuk rezulton i dënuar në Itali.
Vrasja e KoçiutNë vitin 2002, 12 vjet më parë, në një ditë të nxehtë gushti, në rrugën "Him Kolli" Tiranë, dy persona kanë qëlluar me armë ndaj Pirro Kociut, i cili sapo kishte zbritur nga shtëpia që kishte marrë me qira dhe jetonte. Shtatë plumba janë lëshuar mbi viktimën Pirro Koçiu, në mesditën e 12 gushtit të vitit 2002. Për këtë vrasje, policia nuk kishte autor, derisa gjeti prova për të arrestuar Isufin.
Ky i fundit është arrestuar pasi në një gëzhojë të gjendur në vendin e ngjarjes gjatë ekspertimit në laboratorin shkencor është konstatuar një gjurmë gishti, që nga krahasimet sipas konkluzionit kishte ngjashmëri me gishtat e dorës së Arben Isufit. Për këtë ngjarje vendimi për lirimin e Isufaj në 2009 është marë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila një javë më parë sërisht u zgjodh të gjykojë dosjen e Isufajt, duke i ulur me 10 ditë masën e qëndrimit në qeli, duke bërë që në 9 prill Isufaj të linte ambjentet e burgut.
Shkrimi u publikua sot (8.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhjetëra pasuri të tij iu konfiskuan dhe i kaluan shtetit, kush është ‘Ben Qimja’, i dënuar për trafik droge
3 Maj 2023, 13:02
-
Makina luksoze, biznese e pasuri të paluajtshme, Apeli i GJKKO-së konfiskon dhjetëra prona të Ben Qimes dhe Altin Çuçajt të përfituara nga krimi
3 Maj 2023, 12:22
-
SPAK kërkon pasuritë e Ahmet Isufaj, kërkohet konfiskimi i pasurive të xhaxhait të Arben Isufaj
29 Tetor 2021, 20:59
-
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, policia i shkon disa herë në shtëpi 'Ben Qimes' për ta marrë në pyetje, por nuk e gjen, familjarët: Është me punë në Tiranë
26 Tetor 2021, 11:30
-
6 makina luksoze, 7 biznese dhe 3 prona, SPAK sekuestron 13 pasuritë e Arben Isufit, i forti i Fierit i njohur si 'Ben Qimja'
5 Tetor 2021, 21:14
-
Krim brenda familjes në Fier! Një 29-vjeçar vret me thikë bashkëshorten, largohet nga vendi i ngjarjes
17 Mars 2021, 18:06
-
Apeli miraton ekstradimin e Ahmet Isufajt, xhaxhai i 'Ben Qimes'! Do përballet me drejtësinë në Kosovë, për trafik droge
11 Shtator 2020, 12:37
-
Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Florenc Hoxhës
18 Qershor 2020, 16:08
-
Gjykata e Fierit miraton ekstradimin në Kosovë të xhaxhait të 'Ben Qimes'! Ahmet Isufaj kërkohet për trafik droge
9 Prill 2020, 16:00
-
Nga Lul Berisha tek Ben Qimja/ 9 emrat e njohur të botës së krimit nuk 'bindin' OFL-në! Dosjet për sekuestro të pasurive në SPAK
10 Shkurt 2020, 12:37
-
Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)
7 Shkurt 2020, 10:58